Search

Gjermani, të punësuarit do të zëvëndësohen me robotë

Bankierë të njohur kanë paralajmëruar se shumë të punësuar do të humbasin vendet e punës, pasi punën e tyre do ta bëjnë robotët.

Drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, John Cryan, në një konferencë tha që në banka ka njerëz që sillen si robotë, duke bërë gjëra mekanike. Nesër do të kemi robotë që do të sillen si njerëz.

Nga kjo preken të gjashtë mijë të punësuarit e sektorit të financave të kësaj banke me 100 mijë të punësuar të përhershëm.

Ndërsa në Commerzank, automatizimi dhe digjitalizimi do të prekë të paktën 5,600 të punësuar nga 36,000 të punësuarit e bankës.

Ministri gjerman i Financave, në konferencën ‘Bankat në një shndërrim të thellë’, tha se ka njerëz që e vështrojnë me tmerr procesin e dixhitalizimit. Ka të tjerë që e vështrojnë me shpresë.

Po ashtu, ai tha se njerëzimi ka bërë mirë në të shkuarën, që nuk ka pasur frikë nga përparimi.

Por padyshim çdo përparim i nxjerr detyra të mëdha organizimi, si politikës, ashtu edhe ekonomisë dhe shoqërisë.