Search

Gjermania kërkon vendosjen e një takse botërore për kompanitë teknologjike

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, bëri thirrje për zbatimin e një takse botërore mbi kompanitë teknologjike dhe nëse miratohet, një lëvizje e tillë do të detyronte kompanitë në fjalë të paguajnë taksa në vendet ku gjenerojnë të ardhurat dhe jo vendet ku janë të regjistruara.

Kompanitë e mëdha si Google, Apple, Facebook dhe Amazon kanë vendosur zyrat e tyre qendrore për operacionet Evropiane në vende me taksa të ulëta si Irlanda dhe Luksemburgu.

Kjo lëvizje ka ngjallur reagimin e vendeve si Franca, Italia dhe Britania e Madhe të cilat kërkojnë që kompanitë në fjalë të paguajnë taksa në vendet e tyre.

Thirrja Gjermane vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian kërkon vendosjen e një taksa dixhitale për kompanitë që operojnë brenda unionit.

Sipas planeve paraprake, firma me 750 milionë dollarë fitim botërisht dhe 50 milionë dollarë brenda unionit duhet të paguajnë 3 për qind taksa.

Scholz ka punuar së afërmi me Francën dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për zhvillimin e një plani për vendosjen e taksave.

Franca gjithashtu ka kërkuar vendosjen e taksave për kompanitë teknologjike, ndërsa presidenca Evropiane e Austrisë e ka vendosur prioritet në axhendën e saj.