Search

‘Gjoka Konstruksion’, fituese e koncesionit për ‘Rruga e Arbërit’

Kompania ‘Gjoka Konstruksion sh.p.k.’ është shpallur ditën e sotme fituese e koncesionit [marrjes me qira] për ‘Rruga e Arbërit’.

Në garë ishin edhe dy kompani të tjera, të cilat janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.

Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt ‘Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbërit’ përfundoi shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP duke shpallur fituese shoqërinë ‘Gjoka Konstruksion sh.p.k.’.

Gjatë fazës së vlerësimit, kjo ofertë u shpall fituese pasi u trajtuan elementët e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes; ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare.

Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore tashmë do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren. /Top Channel