Guvernatori i Bankës së Anglisë: Dollari duhet zëvendësuar me një monedhë botërore si Libra

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka propozuar një valutë botërore të ngjashme me Libra e propozuar nga Facebook në mënyrë që të zgjidhet apo korrigjohet problemi i krijuar nga dollari amerikan.

Edhe pse një ide e paplotë, sipas bankierit britanik një monedhë botërore do të zgjidhte edhe problemin e krijuar nga dualiteti mes dollarit dhe monedhës kineze. Propozimi është bërë në simpoziumin e Jackson Hole dhe sipas tij realiteti i një bote multipolare kërkon një sistem valute multipolare, me një valutë sintetike ‘hegjemone’, që ‘reflekton monedha të besueshme si rezervë’.

“Libra, valuta e lansuar nga Facebook është shembulli ‘i profilit më të lartë’ i një monedhe elektronike”, ka thënë Carney, përcjell Telegrafi.

Monedha e re mundet të prodhohet edhe nga një rrjet bankash qendrore për t’u vënë në qarkullim sipas parimeve të Libras, pra duke shfrytëzuar rrjetin e përdoruesve të medieve sociale.

“Diçka nuk funksion më në sistemin financiar ndërkombëtar. Dollari ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme: shumë sipërmarrje mbajnë llogari të shprehura direkt në valutën amerikane. Shkëmbimet pra nuk arrijnë më të riekuilibrojnë tregun botëror. Mjafton të shohësh se çfarë ndodhi në vitin e fundit. Politika fiskale e SHBA-ve nxiti rritjen në një moment kur ekonomia amerikane ishte pranë një momenti të punësimit të plotë. Politika monetare duhet të ‘shtrëngonte’ ndjeshëm, në respekt të mandatit të dyfishtë të Rezervës Federale. Rezultantja e dollarit dhe pasojat financiare përkeqësuan kushtet financiare të pjesë më të madhe të ekonomive të tjera, më tepër sesa do ta diktonin kushtet e tyre të brendshme”, është shprehur ai.

Shkëmbimet tregtare bazuar mbi dollarin kanë sjellë edhe rritjen e shkëmbimeve financiare mbi këtë monedhë me rezultatin se ‘cikli financiar botëror është një cikël i dollarit’. Carney ka gjetur edhe shprehjen e duhur për ta bërë të kuptueshëm problemin, ku ka modifikuar thënien e ish-sekretarit të Thesarit, John Connally, “dollari ynë, problemi juaj”, në “çdo problem i yni është edhe i Juaji”.

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Nevojat tona dhe mirëqenia e shtetit

Read Next

Ekonomia zvicerane në vështirësi