Search

Hotelet në Kosovë për tremujorin e tretë kanë pasur 34,625 vizitorë

Sipas raportit ‘Statistikat e Hotelerisë në Kosovë, tremujori i tretë 2017’, të prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), janë identifikuar gjithsej 137 hotele me 34,625 vizitorë, ku kapaciteti i shfrytëzueshmërisë në nivel vendi ishte 12.71 për qind.

Në këtë tremujor numri i vizitorëve të jashtëm ishte 71.88 për qind, kurse numri i bujtjeve ishte 56,816 bujtje.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 18,742 vizitorë dhe 28,524 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, kurse Gjermania, Shqipëria dhe Zvicra janë vendet që vijnë vizitorët e huaj. /Gazeta Ekonomia