Search

Imeri: Mblodhëm 6.1 milionë euro më shumë se janari i 2017-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në muajin janar 2018 ka mbledhur 67 milionë euro, 6.1 milionë euro më shumë se janari i vitit 2017-së, apo 5.3 për qind më shumë.

Kështu u tha gjatë prezantimit për media të rezultateve të ATK-së nga Drejtori i Përgjitshëm, Sakip Imeri.

“Gjatë muajit janar 2018, ATK ka mbledhur 67 milionë euro, 6.1 milionë euro më shumë se janari i 2017-së. Shndrruar në përqindje është 5.3 për qind. Nga këto të hyra, 51.4 milionë euro janë të hyra nga tatimet, ndërsa 15.6 milionë janë nga pensionet”, tha Imeri.

Imeri gjithashtu prezantoi dhe të dhënat e tjera nga ATK.

Sipas Imerit, në sistemin e deklarimit elektronik – EDI, gjatë muajit janar-shkurt 2018 janë bërë 301 mijë deklarime dhe janë lëshuar mbi 75 mijë vërtetime tatimore.

Nga forma e re e rimbursimit të kuponëve fiskal, kanë aplikuar 1.84 milionë persona kurse janë rimbursuar 28.6 milionë euro.

Gjatw minitorimit të aktivitetit të lojrave të fatit, në vitin 2017 janë mbyllur 214 subjekte të që kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe janë shqiptuar mbi 1.3 milionë euro gjoba. Vetëm në vitin 2018 janë mbyllur 40 subjekte të paligjshme të lojërave të fatit dhe janë shqiptuar 213 mijë euro gjoba.

Drejtori Imeri foli edhe për masat disiplinore që janë marr ndaj personelit të ATK-së. Ai tregoi se numri i rasteve që janë inicuar nga janari i 2017-së deri më sot janë 31 raste. 18 prej tyre janë për shkelje të Kodit të Etikës, 11 për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe 8 zyrtarë janë për masa disiplinore të shqiptuara nga Komisioni Disiplinor i ATK-së. /Gazeta Ekonomia