Search

Industria e makinave autonome, gjermanët udhëheqin tregun

Sot ekspertët dhe industria e automjeteve kanë arritur në përfundimin e përbashkët se e ardhmja do të jetë e makinave me sistem vetëdrejtimi.

Shumë kompani, përfshirë këtu edhe prodhuesit tradicionale të makinave dhe pjesëve të këmbimit ashtu si edhe kompanitë teknologjike, kanë nisur një garë të etshme për zhvillimin e teknologjive autonome e cila do t’i japë pavarësinë makinave nga njeriu.

Disa prej këtyre kompanive kanë filluar testime por njerëzit jashtë industrisë e kanë të vështirë të kuptojnë se kush gjendet një hap përpara.

Një indikator i cili do të tregojë se kush udhëheq është numri i patentave për këtë teknologji. Instituti Ekonomik i Cologne në Gjermani bëri një kërkim dhe analizoi 5,839 patenta që kishin të bënin me sistemet autonome për makinat.

Industria gjermane kërkon medoemos të mbajë lidershipin edhe në këtë hapësirë të re. 6 nga 10 patentuesit kryesorë janë kompanive gjermane si ‘Bosch’, ‘Audi’, ‘BMW’, ‘Volkswagen’, ‘Continental’ dhe ‘Daimler’.

Nga ana tjetër ‘Google’ zotëron vetëm 338 patenta duke u renditur i fundit në klasifikim. /Statista