Search

INSTAT: Në 3 mujorin e parë volumi i ndërtimit u rrit për 2.7 %

Sipas Institutit të statistikave në tre mujorin e parë të këtij viti ndërtimet janë rritur për 2.7%

Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në tremujorin e parë të vitit 2016 në aktivitetin “ndërtim” paraqet rritje prej 5,3 % krahasuar me tremujorin e parë 2015. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), volumi i ndërtimit paraqet rritje prej 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë.

Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “ndërtim” në tremujorin e parë 2016 paraqet rritje prej 8,0 % krahasuar me tremujorin e parë 2015, shoqëruar me rritje të fondit të pagave, prej 8,6 % gjatë së njëjtës periudhë.

Në tremujorin e parë 2016, ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, paraqet rënie prej 37,2 % krahasuar me tremujorin e katërt 2015, ndërkaq volumi i ndërtimit është ulur me 40,2 % gjatë së njëjtës periudhë.

Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “ndërtim” në tremujorin e parë 2016 krahasuar me tremujorin e katërt 2015, shënoi rënie prej 2,9 %, ndërkaq fondi i pagave shënoi rënie prej 1,1 %.