Italia nxjerr në shitje prona shtetërore për të paguar borxhin publik

Italia po përgatitet të shesë 1.8 miliardë euro pasuri të patundshme, e cila po kërkon të ndal borxhin publik të saj që është në rritje.

Sipas Bloomberg, Ministria e Financave po identifikon pronat që zotërohen nga shteti dhe nga administratat rajonale dhe lokale që mund të shiten, kryesisht kazermat e ushtrisë, spitalet dhe ndërtesat e zyrave që nuk janë më në përdorim, përcjell Telegrafi.

Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se qeveria e tij pret që masat e përfshira në buxhetin e saj të nxisin një rimëkëmbje në gjysmën e dytë të vitit 2019, megjithëse shifrat e publikuara muajin e kaluar treguan se vendi ka rënë në recesion ekonomik, i pari që nga viti 2013.

Plani buxhetor trevjeçar i aprovuar në dhjetor të 2018-së përfshiu një objektiv prej 950 milionë euro në të ardhurat nga shitjet e pasurive të paluajtshme në vitin 2019 dhe 150 milionë euro në çdo vit të njëpasnjëshëm.

Borxhi publik i Italisë në nëntor të 2018-së arriti një nivel të lartë prej 2.35 trilionë euro, mbi 133 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Fjalimi i Donald Trumpit në Kongres zbret çmimet e naftës

Read Next

Tesla ul çmimin e ‘Model 3’ për herë të dytë brenda vitit