Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

J. P. Morgan: Minatorët e kripovalutave, një profesion që po zhduket

Një profesion që po shkon drejt zhdukjes apo kemi të bëjmë me një proces seleksionimi? Rënia e çmimit të kriptovalutës Bitcoin që nga maksimalja e fundvitit 2017 ka humbur 82 për qind të vlerës e që po vendos me shpatulla pas muri shumë ‘minatorë’.

Sipas një studimi të J. P. Morgan, ky aktivitet nuk është më i leverdishëm! Për të nxjerrë një Bitcoin të vetëm shpenzohen në fakt mesatarisht 4,040 dollarë, kosto shumë më e lartë nga sa është çmimi aktual i kriptovalutës që një ditë më parë kuotohej me vlerën e 3,414 dollarëve.

Të dhënat e Blockchain.com duken se tregojnë që aktiviteti i minatorëve po e rimerr veten pas njëfarë dështimi të muajve të kaluar. Fuqia kompjuterike në nivel botëror, pasi u zvogëlua, së fundmi u rikthye në rritje. Kjo nënkupton se minatorët po rikthehen për të gërmuar.

Bitcoin pavarësisht rënies së çmimit, ka akoma një ‘ushtri’ personash që investojnë nëpër kompjuterë dhe në elektricitet për t’i kërkuar.

Për t’i kuptuar këto të dhëna, duhet të zhytemi në botën e kriptovalutës më të famshme në botë. Minatorët janë nyje në rrjet që japin fuqinë kompjuterike të nevojshme për të finalizuar transaksionet e Bitcoin.

Ky aktivitet siguronte shumë të ardhura kur Bitcoin vlente përtej 10 mijë dollarëve, sepse kostoja për në nxjerrë Bitcoin ishte shumë më e ulët kundrejt këtij përfitimi. Përfitimet u rritën edhe më tej kur vlera e valutës shkoi në çmime 18-20 mijë dollarë. Por tani fitimet janë më të ulëta. Madje, tashmë në shumë vende të botës ka edhe humbje. Kjo, sipas përllogaritjeve të J. P. Morgan, pikërisht sepse kostoja e nxjerrjes është 4,060 dollarë.

Kjo është kostoja mesatare që del në pjesën më të madhe në bazë të asaj sesa paguhet energjia elektrike nëpër botë. Në disa vende është akoma e leverdishme për të punuar si minator. Për shembull, në Kinë ku kostoja e nxjerrjes, gjithnjë sipas përllogaritjeve të J. P. Morgan, është rreth 2,400 dollarë, kjo është arsyeja që ka evituar shuarjen e minatorëve.

“Me rënien e çmimit të Bitcoin minatorët që nuk ishin efecientë janë detyruar që të fikin makineritë, duke qenë se askush nuk zhvillon më tej një punë si kjo që sjell humbje. Por konkurrenca në këtë fushë është e tillë që me shumë mundësi kanë hyrë edhe lojtarë të rinj ose disa prej tyre janë tërhequr duke e hapur aktivitetin në zona të tjera në botës, ku është më e leverdishme zhvillimi i këtij lloji aktiviteti. Dhe rimarrja e rritjes së fuqisë kompjuterike konfirmon në mënyrë empirike se nga ky aktivitet ka akoma mundësi përfitimesh”, shprehet Ferdinando Ametrano, drejtori i Digital Gold Insititute dhe profesor i Bitcoin në Universitetin Bicocca të Milanos.

Për këtë, sipas tij, fuqia kompjuterike e minatorëve në botë, pas rënies së fortë, po e rimerr veten, sepse sektori me shumë mundësi ka kaluar përmes një ‘selektimi darvinian’.

Ari dixhital, me siguri, sot shkëlqen shumë më pak se dikur. Mbase, është herët për të thënë që nuk shkëlqen më.