Search

Java fillon me rënie të çmimit të naftës së papërpunuar

Brendi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent, ka shënuar ulje të çmimit për 0.17 për qind duke rënë në 48.16 dollarë për një fuçi, ndërkohë që nafta amerikane WTI ka rënë për 0.22 për qind në çmimin prej 45.96 dollarë për një fuçi.

Çmimet e naftës së papërpunuar janë duke u luhatur si pasojë e takimit të shumëpritur të OPEC-ut i cili do të mbahet të mërkurën, ku pritet një vendim mbi përkufizimin e nivelit të prodhimit.