Search

Kërkohet zgjidhje e problemeve të sigurisë për institucionet financiare

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovë, Petrit Balija, kanë biseduar për çështjet e sigurisë që ndërlidhen me institucionet financiare që veprojnë në Kosovë.

Ministri Gashi ka thënë se task-forca e krijuar për ofrimin e sigurisë së institucioneve financiare, do të ndërmarrë veprime konkrete që i mundësojnë këtyre institucioneve funksionimin e duhur, shkruan Telegrafi.

Ndërsa Balija ka kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që të ketë zgjidhje të problemeve të sigurisë në institucionet financiare në përgjithësi.

Në fund të takimit të dyja palët janë pajtuar për bashkëpunim të mëtejshëm në zgjidhjen e problemeve, sidomos në fushën e sigurisë kibernetike dhe asaj fizike.