Search

Kina dhe Pakistani do të tregtojnë me juanin kinez

Pakistani ka paralajmëruar një marrëveshje me Kinën për të përdorur juanin kineze për tregtinë dypalëshe për t’i dhënë fund ngarkesës së mbështetjes në dollarin amerikan.

Kjo marrëveshje, e arritur gjatë vizitës së tanishme të kryeministrit pakistanez në Kinë, sipas ministrit pakistanez do të ndihmojë Pakistanin të çlirojë ngarkesën e dollarit në 15 miliardë dollarë tregti dypalëshe.

“Kina dhe Pakistani ranë dakord të fillojnë me juan në vend të dollarit”, tha ministri pakistanez i Informacionit, Fawad Chaudhry.

Zhvendosja në monedhën kineze po ashtu do të ndihmonte të dy vendet të zëvendësojnë dollarin amerikan shumë miliardësh për transaksionet e tyre dhe investimet në Korridorin Ekonomik të Kinës dhe Pakistanit (CPEC).

Projekti prej 54 miliardë dollarësh CPEC synon të lidhë provincën kineze Xinxiang strategjikisht të rëndësishme me portin pakistanez Gëadar, përmes një rrjeti rrugësh, hekurudhash dhe tubash për të transportuar mallra, naftë dhe gaz.

Korridori ekonomik jo vetëm që do t’i sigurojë Kinës qasje më të lirë në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, por do t’i sigurojë edhe miliarda dollarë përfitim Pakistanit për sigurimin e lehtësive të tranzitit në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Sipas rregulloreve aktuale të këmbimit valutor, juani kinez është monedhë e huaj e miratuar për emërimin e transaksioneve në valutë të huaj në Pakistan si dhe monedhat e tjera ndërkombëtare si dollari amerikan dhe euro.

Banka Shtetërore e Pakistanit ka vendosur tashmë kuadrin rregullator të kërkuar që lehtëson përdorimin e juanit në transaksionet e tregtisë dhe investimeve siç është hapja e letrave të kredisë dhe lehtësimeve të financimit. /Gazeta Ekonomia/