Search

Kina pajtohet që të largojë tarifat për makinat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se Kina është pajtuar të ‘zvogëlojë dhe të largoj’ tarifat në makinat e importuara amerikane, një pretendim që Pekini nuk do të konfirmojë ose mohojë.

Trump nuk dha detaje të tjera në postimin e tij në Twitter, i cili erdhi pak pasi u pajtua me presidentin kinez, Xi Jinping për një armëpushim në luftën tregtare gjatë një takimi në Samitin e G20-së që u mbajt në Bueno Aires të Argjentinës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, në një konferencë në Pekin disa orë pas postimit, nuk pranoi të komentonte mbi ndonjë ndryshim të tarifave të makinave.

Nëse ratifikohet masa, do t’i jepte automjeteve nga Tesla tek Daimler AG dhe BMW AG një rimarrje potenciale pasi taksat më të larta tkurrën shitjet në tregun më të madh të makinave në botë.

Postimi i presidentit Trump vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina theksuan rezultate të ndryshme nga takimi i të dielës në mes të Trump dhe Xi. Kina, e cila ka ngritur tarifën për makinat e bëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vijnë në vend, deri në 40 për qind mes luftës tregtare, nuk ka bërë një njoftim të ngjashëm mbi to.

Kina tha javën e kaluar tha se tarifat mbi makinat amerikane do të ishin 15 për qind dhe bëri thirrje për një zgjidhje të negociuar. Zyrtarët kinezë diskutuan mundësinë e uljes së tarifave mbi importet e makinave të importuara amerikane para se XI takoi Trumpin në Argjentinë, sipas një personi të njohur me situatën që kërkoi të mos identifikohej, por përqindja e taksës dhe koha e një reduktimi të tillë ishin të paqarta.

Shitjet e makinave në ekonominë e dytë më të madhe në botë ranë për të pestën muaj radhazi në tetor, duke e çuar tregun më pranë rënies së parë vjetore në të paktën dy dekada. Kjo është presion i grumbulluar në kompanitë e automobilave që kanë mbështetur rritjen ekonomike të vendit, mes rënies së shitjeve të makinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tesla nuk u përgjigj në një email duke kërkuar komente, ndërsa njësia e BMW-së e Kinës nuk ofroi një koment të menjëhershëm mbi postimin e Trumpit.

Nga reduktimi i tarifave përfiton Daimler dhe BMW më shumë se prodhuesit e automjeteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si General Motors ose Ford Motor dhe kjo vjen për shkak se markat luksoze gjermane dominojnë listën e 10 të importeve të automjeteve në Kinë.