Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Kombinati Trepça regjistrohet me të gjitha njësitë dhe asetet sipas Ligjit dhe Statutit

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës në kombinatin Trepça, Ardian Syla, ka thënë se kjo ndërmarrje është regjistruar si shoqëri aksionare me të gjitha asetetet dhe njësitë biznesore në tërë territorin e Kosovës.

Syla në një intervistë Epoka e Re, ai ka thënë se njësitë biznesore dhe asetet siç janë minierat me flotacionin në Kopaonik, metalurgjia e plumbit, laboratori në Zveçan, kompleksi administrativ në Zveçan, janë të përfshira në certifikatën e biznesit.

Ai ka bërë me dije se tani do ta fillojnë fazën e dytë të kompletimit të listës së aksionarëve në njësitë e tjera.

Sa u përket punëtorëve në veri, Syla ka deklaruar se me gjithë insistimin e institucioneve gjegjëse, që punëtorët në veri, t’i sjellin dokumentacionin për regjistrim si aksionar, ata kanë hezituar, mirëpo përkundër kësaj.

Sipas tij, janë regjistruar 70 për qind e punëtorëve të Trepçës si aksionarë në 20 për qind që u takon me Ligjin për Trepçën.

“Sfida e integrimit të pjesës veriore edhe në këtë aspekt, s’ka kaluar pa u vërejtur. Gjithsesi, Bordi Mbikëqyrës së bashku me Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka bërë përpjekjet maksimale që nga fillimi i punës tonë për inkuadrimin e minierave me flotacion në Kopaonik, por që për arsye të ndryshme kanë refuzuar bashkëpunimin me Bordin Mbikëqyrës”, u shpreh ai.

Syla ka thënë se pas regjistrimit të ndërmarrjes Trepça, shoqëri aksionare pritët të ketë investitor të huaj, gjë që konkretisht i’u referuar mundësive potenciale të investitorëve kanadez.