Kosova dhe Shqipëria po i përsërisin marrëveshjet

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, thotë se marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po përsëriten.

Demi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se disa marrëveshje janë nënshkruar dy ose tri herë, por që nuk po zbatohen.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjen për eliminimin e tarifave të romingut, e cila po nënshkruhet për herë të dytë.

Në takimin e pestë tradicional të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në qytetin e Pejës, është bërë edhe nënshkrimi i nëntë marrëveshjeve, veçanërisht për unifikimin doganor dhe heqjen e tarifës së shërbimit të romingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet Kosovë dhe Shqipërisë.

Për heqjen e tarifave të romingut Kuvendi i Kosovës në muajin qershor e kishte miratuar një rezolutë të veçantë.

Postimi i plotë i Demit

E treta e vërteta.

Nëse nuk ke vullnet me zbatuar një marrëveshje, nënshkruaje disa herë radhazi ndoshta dikur zbatohet vetvetiu. Kështu po veprojnë dy qeveritë.

Marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë mes Kosovës dhe Shqipërisë është nënshkruar tri here, derisa më në fund është zbatuar.

Sot paska me u nënshkruar për herë të dytë edhe marrëveshja për eliminimin e tarifave të romingut, pesë vite e gjysmë pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë. Po për herë të dytë paska me u nënshkruar marrëveshja për hapjen e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit.

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Backward leg allows young cancer survivor to dance

Read Next

Kosova dhe Shqipëria nga 1 qershori 2019 do të komunikojnë pa roaming