Search

Kosova për tre muaj importon 380.9 GWh, ndërsa importon 90 GWh energji elektrike

Sipas të dhënave të prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin ‘Bilanci i Energjisë, tremujori i katërt 2017’, Kosova gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 ka importuar 380.9 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë ka eksportuar 90 GWh energji elektrike.

Gjithashtu, gjatë tremujorit të njëjtë, vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.71 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale është 1,131.6 GWh dhe në hidrocentrale është 30.9 GWh.

Ndërsa, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 1,094.0 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 18.5 për qind.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. /Gazeta Ekonomia