Search

Kosova vendos masa mbrojtëse për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 74-të ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej 10 për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën.

Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar se institucionet përkatëse, të nisin zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë propozon që të futet masa e importit e të gjitha produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe masa 10 për qind për të gjitha produktet nga këto vende, duke përjashtuar produktet me brendet ndërkombëtare. Molla, qumështi, mielli nga Serbia, biskotat, lëngjet, medikamentet, duhani, alkooli”, ka deklaruar ministri i MTI-së, Endrit Shala. /Gazeta Ekonomia/