Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Krasniqi: MBPZHR do të financoj 50 për qind të çdo sigurimi bujqësor

April 11, 2019

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Mevludin Krasniqi, ka thënë se kjo ministri do të do të financoj 50 për qind të çdo sigurimi bujqësor.

Krasniqi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se fillimisht do të sigurohen gjashtë kultura bujqësore, sipas tij, do të vazhdohet edhe me kulturat dhe llojet e tjera të sigurimeve.

Shkrimi i plotë i zëvendësministrit Krasniqi

Lajm i mirë për fermerët

Pas një pune dy vjeçare të stafit të MPBZHR-së dhe bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe partnerët tjerë ndërkombëtar, sot është lansuar fillimi i Sigurimeve Bujqësore të 6 kulturave bujqësore, për të vazhduar më tej edhe me kulturat dhe llojet tjera të sigurimeve!

MBPZHR do të financoj 50% të çdo sigurimi bujqësor!