Kriptovaluta Bitcoin do të bie drejt pikës zero

Çmimi i Bitcoin mund të bjerë në pikën zero, kështu thonë investitorët gjatë një diskutimi për kriptovalutat në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës që u fokusua në të ardhmen e teknologjisë Blockchain.

Sipas të dhënave të CoinMarketCap, viti 2018 ishte i egër për kriptovalutat, pasi humbën mbi 480 miliardë dollarë në vlerë të kapitalit.

Pasi shënoi një nivel rekord në fund të vitit 2017, Bitcoin, që është kriptovaluta më e madhe me vlerë të tregut, ra ndjeshëm. Gjatë ditës së enjte po tregtohet me 3,571 dollarë.

“Besoj se do shkoj në zero. Mendoj që është teknologji e mirë, por nuk është një valutë. Nuk bazohet në asgjë”, tha në Davos, Jeff Schumacher, themeluesi i BCG Digitalk Venturesm.

Sipas analistëve të tjerë, roli i Bitcoin në të ardhmen mund të fokusohet në ruajtjen e vlerës. Shumica e panelistëve, ku merrte pjesë edhe themeluesi i Ripple, vëmendja qëndron te teknologjia Blockchain.

Në rastin e kriptovalutës Bitcoin, Blockchain përbën një regjistrues publik të decentralizuar të aktivitetit, që nuk zotërohet nga ndonjë individ.

Megjithatë, Bitcoin përballet me shumë çështje përfshirë periudha të transaksioneve të ngadalta me kosto të larta.

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Kryeministri thotë se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë 7 për qind, Banka Botërore parashikon 4.5 për qind

Read Next

A po hyn Kosova në krizë buxhetore?