Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj flet për ecurinë e zbatimit të programeve mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë [Video]

Aug 10, 2019

Kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj flet për ecurinë e zbatimit të programeve mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe për rezultatet e arritura në sektorin e bujqësisë përmes investimeve të bëra në vitet e fundit. /Gazeta Ekonomia/

Gjokaj ka treguar se sa është buxheti i këtij viti dhe si është bërë ndarja e tij.

“Aktualisht jemi në procesin e vlerësimit të projekteve për programin e grandeve 2019, dhe njëkohësisht jemi në vlerësimin e aplikacioneve sa i përket pagesave direkte për vitin 2019. Planifikimi është bërë nga MBPZHR-ja dhe janë ndarë 20.5 milionë euro për grante këtë vit dhe 23 milionë euro për pagesa direkte”, ka thënë Gjokaj.