Search

Ligjvënësit britanik kërkojnë përjashtimin e BREXIT-it pa marrëveshje

Më shumë se 200 anëtarë të Parlamentit të Britanisë së Madhe kanë nënshkruar një letër që kërkon nga qeveria të përjashtojë një BREXIT pa marrëveshje, pasi Dhoma e Përfaqësuesve po përfshihet në javën vendimtare me debatin mbi marrëveshjen e tërheqjes të kryeministres Theresa May pas pushimeve të Krishtlindjeve.

Deputetët nga Partia Konservatore, Laburiste, Liberal-demokratike, SNP dhe nga ajo Plaid Cymru thanë se janë të shqetësuar për efektin e një BREXIT-i pa marrëveshje, veçanërisht në industrinë e prodhimit, nëse marrëveshja e kthyer përsëri në parlament dështon në ‘votimin kuptimplotë’ dhe Britania e Madhe arrin në një fazë për të lëshuar Bashkimin Evropian pa një marrëveshje.

“Ringjallja e industrisë së prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit në këtë vend, i forcuar nga kërkesa për eksport, ka përmirësuar dukshëm jetën e zgjedhësve tanë. Tregu kryesor për këto eksportime ka qenë Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e ligjvënësve.

Sipas tyre, tërheqja nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje do të shkaktonte dëmtime të panevojshme ekonomike.

“Tregtia në kushtet e Organizatës Botërore të Tregtisë menjëherë do t’i bënte prodhuesit tanë më pak konkurrues dhe do ta bënte shumë të vështirë për industrinë që të justifikojë prodhimin e mallrave në Britani të Madhe për eksport. Tërheqja pa një marrëveshje do të bënte investime të vazhdueshme në Britaninë e Madhe, duke prodhuar një sfidë të vërtetë për firmat globale, kur ata kanë fabrika në vende të tjera evropiane”, thuhet në letër.

Marrëveshja e tërheqjes e arritur midis qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian pothuajse pas dy vjet e gjysmë pas referendumit të qershorit të vitit 2016 do të votohet në fillim të javës së ardhshme pas debatit parlamentar.

Votimi do të mbahej në fillim të dhjetorit, por kryeministrja May vendosi një datë të re për votimin, në javën e tretë të muajit janar dhe sipas raportimeve të medieve lokale, votimi do të mbahet më 15 janar.

Përveç mbrojtjes së marrëveshjes së saj në Dhomën e Përfaqësuesve, May po planifikon një sërë takimesh me përfaqësuesit e industrisë së prodhimit për të shpjeguar se përse marrëveshja e saj është marrëveshja e vetme që do të jepte rezultatin e referendumit të vitit 2016.

Debati i cili filloi të martën, pritet të formojë orientimin e votës, megjithatë, Partia Laburiste, Partia Kombëtare Skoceze dhe Partia e Unioit Demokratit e Irlandës së Veriut, tashmë kanë thënë se do të votojnë kundër.

Votuesit britanik në një referendum të vitit 2016 vendosën të tërhiqen nga Bashkimi Evropian pas një periudhe mbi 40-vjeçare të anëtarësimit.

Britania e Madhe është vendosur të tërhiqet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019.