Search

Mbahet konferenca ‘Diplomacia dhe Turizmi’

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, sot Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Ministria e Punëve të Jashtme organizojnë konferencën ‘Diplomacia dhe Turizmi’.

Konferenca ka për qëllim prezantimin e mundësive për promovimin e turizmit në Kosovë përmes diplomacisë si dhe hapjen e diskutimit për kapacitetet e Republikës së Kosovës në fushën e Turizmit. /Gazeta Ekonomia