Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Mbi 120 milionë punëtorë në botë duhet të ritrajnohen shkak i humbjes së vendeve të punës nga teknologjia

Më shumë se 120 milionë punëtorë në nivel botëror do të kenë nevojë për rikualifikim gjatë tre viteve të ardhshme për shkak të ndikimit të inteligjencës artificiale dhe zhvillimit teknologjik në zëvendësimin e punës njerëzore.

Kjo është bërë e ditur sipas një studimi të IBM dhe ky duket se është një shqetësim kryesor për shumë punëdhënës që thonë se mungesa e talenteve është një nga kërcënimet më të mëdha për organizatat e tyre sot.

Kështu, në mënyrë që forca punëtore të mos mbetet e papunë dhe e pashfrytëzuar, aktualisht për miliona njerëz do të nevojitet trajnim dhe rikualifikim më i gjatë se dikur.

Sipas përfundimeve të IBM-së, punëtorët kanë nevojë për plot 36 ditë trajnim për të mbyllur hendekun e aftësive kundrejt pajisjeve teknologjike. Në vitin 2014 ky numër rezultonte vetëm tre ditë.

Disa aftësi zgjasin më shumë për t’u zhvilluar sepse janë më shumë sjellje, të tilla si puna në grup dhe komunikimi, ashtu siç ka edhe të tjera që janë më tepër teknike apo mekanike.

“Përftimi i aftësive teknike zakonisht nxitet nga edukimi i strukturuar me një objektiv të përcaktuar që në fillim. ndërtimi i aftësive të sjelljes kërkon më shumë kohë dhe është më kompleks”, shprehet Amy Wright, drejtoresh për administrimin e talenteve në IBM.

Shkathtësitë në sjellje, të tilla si aftësia për të punuar mirë në ekip, komunikimi, krijimtaria dhe empatia zhvillohen më së miri përmes përvojës, krahasuar me programet e strukturuara të të mësuarit. Kur punëdhënësit thonë se përballen me mungesë aftësish, gjëja e parë që ju vjen në mendje është përvoja ose aftësi të tjera të avancuara teknike. Megjithatë sot, punëdhënësit po bëjnë thirrje për më shumë theks tek aftësitë e buta, siç janë aftësitë e komunikimit, etika dhe krijimtaria, madje më shumë se sa ato teknike. Aftësitë e sjelljes tani shihen si kritike, më me tepër rëndësi edhe se aftësitë dixhitale dhe teknike.

“Përparimet teknologjike pritet jo vetëm të reduktojnë vendet e punës, por edhe krijojnë të reja. Në këtë rast sfida është që të gjenden punëtorët e duhur për t’i mbushur këto vende të reja pune. Disa mënyra për të mbyllur hendekun e aftësive përfshijnë punësimin e talenteve nga vendet e tjera, nga jashtë organizatës apo lëvizjen e punonjësve nëpër sektorë”, thotë IBM.

IBM thotë nga totali, plot 50.3 milionë punëtorë kinezë mendohet se mund të kërkojnë rikualifikim si rezultat i automatizimit inteligjent gjatë tre viteve të ardhshme. Kina pasohet nga vendi i dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 11.5 milionë dhe 7.2 milionë në Brazil. Japonia dhe Gjermania renditen gjithashtu ndër pesë vendet e para me përkatësisht 4.9 milionë dhe 2.9 milionë punëtorë. /Gazeta Ekonomia/