Search

‘Miliarderët e teknologjisë’ po humbin para në bursa

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, është pronari i Amazon, Jeff Bezos, për shkak të “turbulencave’ në bursa ka humbur mbi 9 miliardë dollarë në ditë dhe pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë.

Edhe miliarderët e tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.

Themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg humbi 2.4 miliardë, gjithashtu humbje në bursë pati edhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates me 1.8 miliard dollarë.

Pavarësisht kësaj, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në botë.