Search

Ministria e Bujqësisë emëron zëvëndësministrin e ri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka marr vendim që ta emëroj Mevludin Krasniqin nga Brezna e Dragashit për zëvëndësministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan Opoja Sot.

Ky emërtim për Krasniqin vjen pasi që ai ka qenë edhe zëvëndësministër i Shëndetësisë dhe Arsimit në qeveritë e kaluara.

Kujtojmë se përveç Krasniqit në këtë ministri është edhe Kapllan Halimi, një opojan tjetër në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.