Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Ministrja Ziviq e gatshme për të vazhduar bashkëpunimin në bujqësi me USAID-in

April 12, 2019

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Dijana Ziviq, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e projektit të USAID-it për bujqësi AGRO, më të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, në kuadër të këtij projekti.

Ziviq i ka njoftuar ata edhe me programet e ministrisë për zhvillimin e bujqësisë, si dhe për prioritetet për këtë vit, ku ka ritheksuar se do t’i japin prioritet kryesor efikasitetit në zbatimin e programeve mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset.

Ajo ka vlerësuar marrëveshjen e mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend, e cila është nënshkruar vitin e kaluar në mes MBPZHR-së dhe Misionit të USAID-it, ku përmes kësaj marrëveshje është krijuar një program i veçantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ajo ka treguar për gatishmërinë e saj për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me USIAD-in për zbatimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të sektorit të bujqësisë.

Në anën tjetër, Besa Ilazi, përgjegjëse e programit Agro të USAID-it, e ka njoftuar ministren më gjerësisht për ecurinë e projekteve të përbashkëta, si dhe për rezultatet e arritura nga zbatimi i projekteve bujqësore. /Gazeta Ekonomia/