Ministrja Ziviq takoi kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj

Aug 22, 2019

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe ecurinë e implementimit të programeve mbështetëse të ministrisë për këtë vit.

Ziviq ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj e njoftoi ministren për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor. /Gazeta Ekonomia/

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Ndryshimet klimatike po ngadalësojnë ekonominë botërore

Read Next

Tarifa 100 për qind rrit importin e mallrave përmes transportit hekurudhor