Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Ministrja Ziviq takoi zëvendësambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik

April 12, 2019

Hungaria do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë përmes formave të ndryshme të përkrahjes.

Kështu është thënë në takimin që Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Dijana Ziviq pati me zëvendësambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik.

Gjatë këtij takimi krahas tjerash është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZHR-së.

Ziviq e ka falënderuar zëvendësambasadorin Bozsik për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm dhe shprehu gatishmërinë e saj që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.

Nga ana e tij, zëvendësambasadori Bela Bozsik ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. /Gazeta Ekonomia/