Search

Moska kërcënon ‘Google’ rreth degradimit të ueb faqeve ruse

Moska ka kërcënuar se do të hakmerret nëse ‘Google’ i jep më pak rëndësi në rezultatet e tyre të kërkimit, artikujve të mediave shtetërore ruse, ‘Sputnik’ dhe ‘RT’, thuhet në agjencinë e lajmeve ‘Inerfax’.

‘Interfax’ kishte cituar, Aleksandr Zharov, shefin e rregullatorit të medias ruse ‘Roskomnadzor’, të ketë thënë se Agjencia e tij i ka dërguar letër ‘Google’, ku ka kërkuar sqarim rreth komenteve të drejtorit ekzekutiv të kompanisë ‘Alphabet’, Eric Schmit, se ‘Google’ po punon në ‘ndryshimin e radhitjes’ së ueb faqeve të lajmeve ruse.

“Ne do të marrin një përgjigje për të kuptuar hapat e mëtutjeshëm. Ne besojmë se opinioni ynë do të dëgjohen dhe se nuk të drejtohemi për atë që kompania e ka quajtur ‘masa të mundshme të hakmarrjes'”, është cituar të ketë thënë Zharvo.

Duke folur në forumin ndërkombëtar për siguri ‘Halifax’, Schmit, kishte thënë se Google po punon për t’i dhënë më pak rëndësi ‘ueb faqeve’ propaganduese.