Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

A mund ta ndihmojë biznesin Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2019?

Kur dëgjoni emrin Nobel, gjëja e parë që ju vjen në mendje është sigurisht paqja.

Këtë vit, Çmimi Nobel në Ekonomi u nda midis tre studiuesve nga Universiteti i Harvardit dhe Massachusetts Institute of Technology. Hulumtimi i tyre është përqendruar në eliminimin e varfërisë botërore dhe tashmë ka ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore për miliona nxënës të Indisë dhe Kenias.

Por, si mund ta zbatoni këtë hulumtim edhe në biznes për të arritur qëllimet tuaja?

Varfëria botërore është një temë e madhe që është e pamundur të trajtohet vetëm në një studim. Në mënyrë të ngjashme, biznesi juaj ka ndoshta qëllime, projekte ose probleme gjigante, të cilat ju po përpiqeni t’i zgjidhni. Në vend që të studionte të gjithë problemin, ekipi kërkoi çështje më të vogla për të hulumtuar.

Ata u përqendruan në arsim dhe kërkuan shkaqe thelbësore, të cilat mund ta pengojnë mësimin – qasja në libra shkollorë. Ekipi pastaj ndërtoi një studim hulumtues për të parë se cili nga këto shkaqe kishte ndikimin më të madh ose nëse mund të kishte ndonjë shkak tjetër.

Për shembull, në vend që të thoni, “ne kemi nevojë për më shumë klientë në mënyrë që të gjenerojmë fitime”, atëherë ju mund të bëni pyetje si, cilët janë klientët tanë potencialë?, cilët nuk janë klientët tanë potencialë?, ku po i humbasim klientët tanë?, çfarë kanë ata të përbashkët dhe ku ndryshojnë?

Në hulumtimin në Kenia, përgjigjja ishte se, mungesa e qasjes në libra shkollorë ose uria ishin fajtori i mundshëm për problemin në arsim. Kur e lexuat këtë, ndoshta menduat, ‘natyrisht, kjo është plotësisht logjike’. Fatkeqësisht, asnjëra prej këtyre faktorëve nuk pati një ndikim të rëndësishëm te fëmijët në botën reale.

Kërkohej më shumë punë dhe gërmime për të zbuluar se problemi ishte në të vërtetë tek mësuesit. Shumë prej tyre nuk ishin të motivuar të shfaqeshin në mësim dhe mungesa e lartë midis mësuesve ishte e zakonshme. Kur u zbatuan stimulimet dhe përgjegjësia, mësuesit u trajnuan për të ndihmuar studentët me nevojat e tyre specifike dhe kjo dha ndikim pozitiv.

Në biznesin tuaj është e lehtë të bini në grackën ‘kështu i kemi bërë gjithmonë gjërat’. Për fat të keq, është me të vërtetë e lehtë të gjesh përgjigjen e duhur për pyetjen e gabuar. Nëse nuk përpiqeni të mendoni përtej zakoneve tuaja, mund të përfundoni në rrugën e gabuar. Kjo na çon në pikën tjetër.

Përpilimi i pyetjeve më të vogla dhe më të sakta ju jep mundësinë për të kryer teste më të vogla për të parë nëse keni të drejtë ose nëse ju ka ikur diçka. Nëse studiuesit do të kishin hapur menjëherë një organizatë jofitimprurëse për të sjellë libra shkollorë në Kenia pa bërë testimet, ata do të kishin zgjidhur problemin e gabuar dhe nuk do të kishin arritur të njëjtin nivel ndikimi. Kryerja e hulumtimit në terren rreth ideve të tyre thelbësore, i lejoi ata të testojnë shkaqet e ‘dukshme’ dhe disa të tjerë për të zbuluar se çfarë po ndodhte me të vërtetë dhe pastaj të ndërtojnë programe për të zgjidhur problemin.

Në biznesin tuaj, shikoni për mundësi për të bërë më shumë teste, në vend që t’i vendosni të gjitha vezët tuaja në një shportë. Nëse një test i madh nuk jep rezultate, nuk mund t’ju ndihmojë asgjë. Nëse përdorni të njëjtën kohë dhe para për të ekzekutuar dhjetë teste më të vogla, mund të gjeni diçka për të cilën ia vlen të veproni, që vërtet mund të ndikojë në biznesin tuaj. /Gazeta Ekonomia/