Search

Muzgu i ‘zotit’ të Perëndimit dhe ‘zotave’ të parasë

Dije se nuk guxon të dish,
S’të pyes çfarë do të bësh, por të më dëgjosh duhesh,
Bëje atë ç’të them, e assesi çfarë do të duhej ta bësh,
Ti je Unë, vullneti im duhet të jetë i plotësuar,
Ti i rëndësishëm nuk je, i nënshtruar duhet të më jesh,
Unë gjithmonë jam i pari,
E pas meje, janë gjithë të tjerë.

Një mik më thotë ç’është besimi dhe përse kjo ndarje besimtarë dhe jobesimtarë, kurse unë i thash atij në esencë të gjithë janë besimtarë, kurse besimi është ajo në çfarë çdo individ beson, kujt i është besnik ose i nënshtruar. Si ashtu? E thjeshtë! Njeriu mund të ndjejë ‘përkëdhel’ ndonjë bindje, që simbolizon drejtimin e besimit të tij, mund të jetë i dhënë epsheve të veta kështu në atë mënyrë kjo paraqet ‘zotin e epshit’ të tij ose të jetë i nënshtruar sistemit, ndonjë fuqie së madhe shtetërore, burrit apo gruas që gjithashtu paraqesin ‘zotin’ e tij të nënshtrimit.

E gjithë kjo endje dhe frika njerëzore kanë sqarim, por këtu nuk është kjo për synim. Po të nisemi në këtë aventurë prej fundit, në mënyrë që të arrijmë deri tek pika fillestare, e cila është çelësi nismëtar dhe përfundimtar. Po afrohet dhjetëvjetëshi prej kur është shënjuar muzgu i ‘zotit’ të Perëndimit, fjala është për kolapsin më të madh bankar i mbajtur mend deri atëherë, falimentimit të Lehman Brothers, që ka shënuar avarinë më të madhe financiare botërore dhe krizën ekonomike e cila do të rezultojë që të vije deri te ndryshimet në skenën botërore. Shtatori i 15 i vitit 2008, shënoi krik të humbjes më të thellë bankare dhe krizës financiare botërore.

Një shekull i plotë është i mbushur me spekulime, Lindja dhe Perëndimi sikurse janë antagonistë të përbetuar. Është investuar aq përkushtim dhe mund që ato pabarazi, jo toleranca dhe çfarë jo tjetër të zbuten, megjithatë, sikur në gjithë këtë lojë nuk është gjithmonë a gjithçka e pastër. Humanizmi Islam, socializmi Sovjetik nga Lindja sikurse janë frikë e përbotshme e kapitalizmit perëndimor. Të gërshetuar, mes vete të kundërta dhe kontradiktore elementet nga Lindja dhe Perëndimi, përjetojnë nga koha në kohë hendek i cili ndonjëherë bëhet aq i dukshëm saqë këto dy anë vijnë deri tek tensionet dhe krizat e mëdha.

Ardhja në skenë e kapitalizmit si bonton gjithëpërfshirës i jetës, me elemente të mbivendosura, dëshirave, bindjeve dhe besnikërisë e nënshtrimit, lirisht mund të merret si ‘idealizëm religjioz’ dhe ‘imperializëm hegjemonist’. Aq bukur është e paraqitur dhe e endur, që gjinia njerëzore nuk mund ta konceptojë që kapitalizmi është e keqja më e madhe e lirisë njerëzore. Si ‘idealizëm religjioz’ kapitalizmi në vetëdijen e njeriut ka gdhendur që ‘koha është para’, e assesi që koha është jeta e njeriut dhe njeriu nuk mund ta blejë me çfarëdo para. Paraqitja e tillë e shoqërisë kapitaliste bëri që në skenë të dalin grupe njerëzish pronarët dhe ‘zotët’ e parasë, ose thënë më mirë pronarët të cilëve paraja u është ‘zot’.

Prandaj, gjithçka anon kah paraja, dhe ajo është synim në vete edhe pse dihet bukur mirë që paraja vetvetiu nuk ka vlerë. Ajo është ideal i shumicës së njerëzve sot.

Kapitalizmi si dhe vendet kapitaliste në emër të lirisë, përpiqen të mbivendosin idenë se ata janë superior, të parët dhe të vërtetit ‘të drejtë’ të cilët për gjithçka duhet të pyeten dhe të cilëve duhet t’u nënshtrohen popujt dhe shtetet tjera, duke jetuar dhe punuar për interesat e shteteve superiore kapitaliste. Pikërisht në emër të demokracisë dhe lirisë, fuqitë prijëse botërore konsiderojnë se kanë të drejtë të shkelin dhe eksplorojnë cilin do territor ‘vjedhje moderne’ dhe t’u kërcënojnë popujve dhe shteteve tjera.

Por, duket se si bumerang filloi pas krizës së fundit financiare botërore, duket se erdhi fundi i ‘zotit’ të Perëndimit dhe ‘zotëve’ të parasë. Nisi të zbehet ndikimi i fuqive perëndimore në gjeopolitikën dhe ekonominë botërore.

Shtetet e Amerikës Latine kanë filluar të zgjohen prej gjumit të thellë, në ekonomitë e tyre, nga ana tjetër shtetet aziatike dhe euro-aziatike po përafrohen mes veti, e në këtë mënyrë Kina dita-ditës kalon në vendin e parë të shteteve që prijnë ekonomikisht. Në përqafim të saj në të ardhmen e shpejtë do të shkojnë India, Rusia, Japonia, Koreja e Jugut, Turqia si aleatët e saj dhe partnerët ekonomik, kështu që, kjo veçanërisht do të kontribuojë në bartjen e roleve nga Perëndimi në Lindje.

Një realitet i tillë do ta ndryshojë botën dhe do të shënojë fundin e ‘kapitalizmit hegjemonist’ dhe hyrje në epokën e re të civilizimit njerëzor.

Mbetet të shihet me çfarë do të na ballafaqojë shtatori i vitit 2018. /Gazeta Ekonomia/

Autor: Behrim Jusufi