Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Ndryshimet klimatike po ngadalësojnë ekonominë botërore

Sipas një studimi të botuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, ndryshimet e klimës do të shënojnë një tarifë në prodhimin ekonomik botëror, pasi temperaturat më të larta pengojnë industritë nga bujqësia në prodhim.

Nxehtësia rekord në të gjithë botën prodhoi tituj lajmesh përgjatë muajit korrik dhe tani studiuesit thonë se një rritje e vazhdueshme e temperaturës mesatare botërore me 0.04 gradë Celsius në vit do e ulë Prodhimin e Brendshëm Bruto reale për frymë të botës me 7.22 për qind deri në vitin 2100.

Studiuesit, të përshëndetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore, gjetën pak prova që reshjet kishin një ndikim në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por përkundrazi vëzhguan një efekt të madh të temperaturës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës priten të ketë rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë prej 10.5 për qind, Kina me 4.3 për qind dhe Bashkimi Evropian me 4.6 për qind gjatë 81 viteve të ardhshme si rezultat i luhatjeve të temperaturës. Me fjalë të tjera, nëse Prodhimi i Brendshëm Bruto dyfishohet ose përgjysmohet deri në vitin 2100, rezultatet sugjerojnë që Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë do të ishte akoma 7.22 për qind më poshtë nivelit ku duhej të ishte.

Në periudhën më të afërt, duke supozuar se nuk ka ndryshime të mëdha të politikave dhe emetime të vazhdueshme të gazrave serë, rënia e lidhur me klimën e Prodhimit të Brendshëm Bruto botërore për frymë parashikohet të tejkalojë 2.5 për qind dhe 3.7 për qind brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në vitin 2050.

“Një rritje e vazhdueshme e temperaturës mesatare globale me 0.04 Celsius në vit çon në humbje të konsiderueshme të prodhimit, duke zvogëluar prodhimin real për frymë me 0.8 për qind, 2.51 për qind dhe 7.22 për qind respektivisht në vitin 2030, 2050 dhe 2100. Për më tepër, ne tregojmë se gjetjet tona empirike vlejnë në mënyrë të barabartë si për vendet e varfra edhe të pasura si për ato të nxehta edhe të ftohta”, shkruajnë studiuesit.

Duke përdorur një panel të të dhënave nga 174 vende gjatë viteve 1960 deri në 2014, ekipi testoi dy skenarë. E para testoi ndikimin e ndryshimit të klimës në mungesë të politikave të ndryshimeve klimaterike, duke përllogaritur një rritje vjetore prej 0.04 gradë Celsius.

Skenari tjetër korrespondoi me Marrëveshjen e Parisit në Dhjetor 2015 që presidenti Donald Trump vendosi të braktisë. Ky skenar nënkupton një rritje vjetore prej 0.01 gradë Celsius.

Në skenarin e parë, i cili supozon një rritje të temperaturës mesatare globale prej 0.04 gradë Celsius në vit, studiuesit zbuluan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej mbi 10 për qind deri në vitin 2100 nëse temperaturat botërore vazhdojnë të rriten me ritmin e tyre historik. Në skenarin e dytë, i cili i përmbahet rritjes vjetore të temperaturës botërore të Marrëveshjes së Parisit prej 0.01 gradë Celsius, Shtetet e Bashkuara të Amerikës prapë do ta pësonin një rënie relativisht të madhe.

Një pjesë e ndikimit të stërmadh është për faktin se temperaturat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rriten më shpejt se sa në pjesën tjetër e botës, shkruajnë studiuesit, me rritjen mesatare vjetore prej 0.026 gradë Celsius që është shumë mbi mesataren vjetore botërore prej 0.018 gradësh.

“Rezultatet tona ofruan prova për pasojat e ndryshimit të klimës në Shtetet e Bashkuara duke përdorur produktin e përgjithshëm bruto, GSP për frymë, produktivitetin e punës dhe punësimin, si dhe rritjen e prodhimit në dhjetë sektorë ekonomikë. Teksa sektorë të caktuar në ekonominë amerikane mund të jenë përshtatur me temperatura më të larta, aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi dhe në nivelin e sektorëve vazhdon të jetë i ndjeshëm ndaj devijimeve të temperaturës dhe reshjeve nga normat e tyre historike”, shkruajnë studiuesit.

Vendet që marrin një pjesë të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto së tyre nga bujqësia mund të jenë më të rrezikuara. Nxehtësia e tepërt ose reshjet e shiut jo vetëm që mund të dëmtojnë të lashtat si misri dhe soja, por vonojnë punën në terren dhe dërgesat e ngarkesave me pajisje.

Megjithëse studimi i ri nuk gjeti prova që shtimi i reshjeve dëmton rritjen ekonomike, një drejtues biznesi thotë se rritja e reshjeve mund të dëmtojë fitimet.

“Periudha më e lagësht 12-mujore në historinë amerikane solli përmbytje dhe vonesa rekord në mbjellje nëpër rajone të mëdha të rritjes së misrit dhe sojës. Si rezultat u rrit pasiguria për prodhimin e të korrave. Kjo pasiguri u pasqyrua në vlerësimet e fundit të USDA të lëshuara këtë të hënë, gjë që befasoi tregun, veçanërisht parashikimin e prodhimit kombëtar të misrit”, tha Luke Chandler në raportin e fitimeve të tremujorit të tretë fiskal të Deere.

Departamenti amerikan i Bujqësisë raportoi më 12 gusht se prodhimi i sojës është në rënie 19 për qind nga viti 2018 ndërsa kultivuesit e misrit pritet të ulin prodhimin e tyre 4 për qind nga viti i kaluar.

Por lehtësimi nga moti i pazakontë duket i pamundur. Raporti i të dhënave meteorologjike të kohëve të fundit tregon një model të vazhdueshëm të nxehtësisë në nivele rekord.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, duke tkurrur akullin e detit Arktik dhe Antarktik në vlerat më të ulëta në histori.

Marrëveshja e Parisit u krijua për të parandaluar që temperaturat botërore të rriten me më shumë se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Ajo urdhëron 195 nënshkrues kombëtarë, gati çdo vend në botë, të hartojnë një plan për të ulur emetimet në një përpjekje për të frenuar ndikimin e ndryshimit të klimës.

Temperatura mesatare botërore në muajin korrik ishte 1.71 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të XX-të, duke e bërë Korrikun muajin më të nxehtë në 140 vite. Ndërkohë, nëntë nga dhjetë muajt korrik më të nxehtë kanë ndodhur që nga viti 2005, ku pesë vitet e fundit renditen si më të nxehtët. /Gazeta Ekonomia/