Search

Ndryshimet në Facebook, Zuckerberg humb 3.3 miliardë dollarë

Vendimi i shefit të Facebook, Mark Zuckerberg për t’i ndryshuar disa rregulla në këtë rrjet, ku do t’u jepet më shumë rëndësi publikimeve personale të individëve, se sa atyre të mediave dhe bizneseve, ka bërë që ky rrjet të humb miliarda dollarë.

Sipas të përditshmes britaneze ‘Indepedent’, vendimi i tij ka bërë që aksionet e Facebook-ut të bien për 4. 5 për qind, me një humbje prej 3.3 miliardë dollarësh të vlerës së tij 76.4 miliardë dollarë.

“Ne kemi ndërtuar Facebook për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të lidhur. Por kohëve të fundit kemi marrë reagime se përmbajtja publike – publikimet nga bizneset, markat dhe mediat – po i shton momentet personale që na drejtojnë të lidhim më shumë me njëri-tjetrin”, kishte thënë ai.

33-vjeçari i cili e bëri Facebook në vitin 2004, zotëron 17 për qind të aksioneve në kompani. /Gazeta Ekonomia