Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Në ekonominë e tregut, premtimet për shërbime falas janë gënjeshtra

Gjithmonë ka qenë një praktikë e njohur për politikanët, t’iu premtojnë votuesve gjithçka falas, madje edhe gjërat e pamundura. Analistët në fakt besojnë se politika të tilla bazohen në ‘ekonominë e përrallave’.

Sipas ekonomistit Thomas Sowell, “mësimi i parë i ekonomisë është gjendja e mungesës: kurrë nuk ka asgjë të mjaftueshme për të kënaqur plotësisht të gjithë ata që e dëshirojnë atë. Nga ana tjetër, mësimi i parë i politikës është të mosrespektohet mësimin i parë i ekonomisë”.

Pra, edhe në një relalitet mundësish të kufizuara, politikanët priren të premtojnë përmbushjen e gjithçkaje. A ia dalin? Realiteti tregon se jo!

Së fundi, në një kohë kur populizmi ka fituar terren dhe është kthyer në modë, vihet re një dukuri tjetër. Politikanët jo vetëm premtojnë shumë, por edhe falas madje. Kujdesi shëndetësor dhe arsimi falas janë dy nga premtimet më të njohura.

Por në një kuptim, diçka është vetëm falas kur mund të realizohet për të gjithë dhe pa shkaktuar mungesë. Në shumicën e rasteve, vetëm ajri mund të jetë falas. Frymëmarrja nuk privon në mënyrë domethënëse askënd tjetër nga asgjë, ama pagesat e tjera po. Nëse qeveritë realizojnë një reformë madhore falas, sigurisht që burimet financiare në dispozicion nuk do të mjaftonin. Ndaj, çfarë bëhet? Rriten taksat, vendosen pagesa të tjera në kurriz të një mase tjetër popullsie, e cila në fakt nuk ka për detyrë t’i paguajë të gjitha këto.

Në këtë kuptim, kujdesi shëndetësor dhe arsimi nuk mund të jenë falas. Burimet nuk mund të pastrohen pafund, pa i bërë të pamundura përdorimet e tjera të tyre. Të mendosh ndryshe do të ishte vërtet ‘ekonomi përrallore’. Kur mungesa është faktor dhe lind natyrshëm pyetja, “si mund ta përballojmë këtë?”, përgjigjja më e mundshme do ishte “ne nuk mundemi!”. Politikanët duket të kuptojnë këtë para se të bëjnë premtime, që më vonë nuk do i përmbushin dot.

Kështu gjendja e mungesës vërtet mund të kufizojë ato që politikanët mund të ofrojnë, ama nuk mjafton për të kufizuar premtimet e tyre më të mëdha edhe se sa ata vetë. Nga ana tjetër votuesit janë të dobët për t’i mbajtur politikanët përgjegjës ndaj premtimeve të tyre boshe.

Në fakt në një ekonomi tregu, faktor drejtues, më tepër se sa politikanët janë dhe duhet të jenë sipërmarrësit. Kjo pasi atyre nuk iu mjafton thjesht premtimi- klientët i kërkojnë një sipërmarrësi produkt, rezultat dhe dorëzim. Në fund të fundit ky është tregu, marrëdhënie që merr parasysh mungesën dhe synon të përmbushë kërkesat edhe në një gjendje të tillë, duke siguruar maksimumin e përfitimit të mundshëm.

Ndërmarrësit gjithashtu bëjnë një punë shumë më të mirë sesa politikanët në zbutjen e pamjaftueshmërisë përmes prodhimit efikas dhe krijimit të vlerës. Kështu, kur projektet sipërmarrëse dështojnë, klientët largohen drejt dikujt që ua përmbush kërkesat e nevojat dhe tregu vetë-rregullohet. Por, çfarë ndodh në raste të tilla me qeveritë? Meqenëse projektet qeveritare financohen nga ‘klientë’ të pavullnetshëm (tatimpaguesit), ato janë të papagueshme, falas dhe të lira për të dështuar për një kohë të pacaktuar.

Kjo është arsyeja pse sipërmarrësit na japin mallra dhe shërbime të dobishme dhe mjaft të përballueshme, ndërsa politikanët na ofrojnë programe ‘falas’, por vazhdimisht të pakënaqshme. Për shembull, në fushën e arsimit, le të mendojmë se sa të dobishme kanë qenë platformat online dhe podcastet që ecin me hapin e kohës, në kohën kur sistemet e ngurta tradicionale të mësimdhënies dhe nxënies, jo vetëm nuk shtojnë vlerë, por janë bërë relativisht shumë joproduktive.

Kështu herë tjetër kur dëgjojmë premtime politikanësh, bëjmë mirë të kujtojmë parimet e ekonomisë dhe tregut të lirë. Përgjigjja është pikërisht atje! /Foundation for Economic Education/