Search

Në Prishtinë do të mbahet seminari për kriptovaluta

Nga temat më e disktuara në kohën e fundit, padyshim janë edhe kriptovalutat.

– Si krijohen këto para?
– A janë të rrezikshme investimet në to?
– A mund të jenë skema piramidale dhe me qëllime të mashtrimit?
– Cilën teknologji përkrahin valutat Bitcoin, Ripple, Ethereum, etj?
– Si funksionon Blockchain?
– A po ndryshon koncepti i përdorimit të parasë, si pasuri afatshkurtër në kontabilitet?

Për këto dhe shumë çështje tjera, keni mundësi të njoftoheni duke marrë pjesë në seminarin njëditor të organizuar nga kompania ‘FIFO LLC’, më 17 janar 2018.

Seminari do të ketë dy pjesë:
17:00-18:30 – Prezantim
18:30-18:45 – Pushim
18:45-20:15 – Pyetje & Përgjigje

Keni mundësi të parashtroni pyetjet tuaja online, përgjatë plotësimit të aplikimit apo direkt në seminar përmes platformës që do të përdoret në kohën e prezantimit.

Çmimi për këtë seminar është modest, vetëm 25 euro, pasi ‘FIFO LLC’ ka në fokus ngitjen e nivelit të edukimit rreth kësaj fushe.

Vendi i mbajtjes së seminarit: Hotel Sirius, Prishtinë

Ligjërues:
Ermal Sadiku
Ekspert i fushës së kriptovalutave

Për informata shtesë:
+377 44 975 444 (Viber & WhatsApp)

Aplikoni duke plotësuar të dhënat këtu.