Search

Një gabim në ‘Facebook’ lejonte që kushdo të fshinte fotot tuaja

Nëse mendoni se një faqe interneti me vlerë më të madhe se 500 miliardë dollarë nuk ka ndonjë dobësi në të, atëherë jeni gabim.

Pouya Darabi, një ueb zhvillues (programer në ueb) iranian, zbuloi dhe raportoi një cenueshmëri kritike të hapur në ‘Facebook’ në fillim të këtij muaji që mund të lejonte që kushdo të fshinte ndonjë foto nga platforma e mediave sociale.

Cenueshmëria qëndron në tiparin e ri të sondazhit të ‘Facebook’, të lëshuar nga gjiganti i medias sociale këtë muaj, për të postuar sondazhe që përfshijnë imazhe dhe animacione GIF.

Darabi analizoi funksionin dhe gjeti që gjatë krijimit të një sondazhi të ri, dikush mund të zëvendësojë me lehtësi ID-në e imazhit (ose gif URL) në kërkesën e dërguar në serverin e ‘Facebook’ me ID-në e imazhit (fotografisë) të cilësdo fotoje në rrjetin e medias sociale.

Tani, pas dërgimit të kërkesës me një ID tjetër të imazhit (fotografisë) së përdoruesit (të ngarkuar nga dikush tjetër), kjo foto do të shfaqet në sondazh.

Me sa duket, nëse krijuesi i anketës e fshin këtë post (sondazh), siç tregohet në videon që mund ta gjeni në burimin e këtij lajmi në link, do të fshijë përfundimisht edhe foton burimore, ID e imazhit të së cilës iu shtua kërkesës edhe nëse krijuesi i sondazhit nuk e posedon atë foto.

Facebook rregulloi këtë çështje më 5 nëntor. /Gazeta Ekonomia