Search

Opera Lab – shfletuesi i internetit i bazuar në Ethereum

E kishte premtuar në muajin gusht dhe Opera më në fund prezantoi versionin desktop të shfletuesit me një portofol të integruar të kriptovalutave, mirëpo aktualisht është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish.

Përveç funksioneve që mund të prisni nga një shfletues, ai ndihmon përdorues të menaxhojnë monedhat Ethereum si dhe të shfletojnë në aplikacionet e decentralizuara në rrjet.

Sipas Cointelegraph, përcjell Telegrafi, kompania e quan shfletuesi Opera Labs për ta dalluar nga shfletuesi kryesor, ndërsa përdoruesit e zakonshëm duhet të presin për debutimin zyrtar, ata që kanë akses mund të sinkronizojnë portofolin e tyre në desktop me shfletuesin Opera në Android

Kështu sa herë që një transaksione realizohet, përdoruesi i kërkohet nga pajisja mobile të vendos gishtin mbi skaner për ta aprovuar.

Kompania thotë se çelësat privatë të portofolit janë të ruajtur në harduerin e telefonit mobil dhe nuk transmetohen asnjëherë.