Search

OXFAM: Shqipëria një nga ‘parajsat fiskale’ të BE-së

Kontrollet mbi parajasat fiskale duket se e fusin Shqipërinë në një nga 35 shtetet që duhet përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Evropian.

Kështu thuhet në raportin e fundit të organizatës ‘OXFAM’.

Kjo listë publikohet në një kohë kur është rritur presioni ndërkombëtar për zbulimin e origjinës së parave që qarkullojnë në ekonomitë në zhvillim të botës perëndimore.

Lista e ‘OXFAM’ flet edhe për katër shtetet të tjera, anëtare të BE-së: Irlandën, Luksemburgun, Maltën dhe Holandën.

Në listën kryesore ndërkohë, atë me 35 shtete të cilat duhen përfshirë patjetër, veç Shqipërisë figurojnë edhe të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Pra, Shqipëria figuron ndër shtetet të cilat duhen minimalisht të përfshihen në listën e zezë të Brukselit.

Kjo vjen për shkak se Shqipëria, sipas ‘OXFAM’, nuk përmbush ende plotësisht një ndër tre kriteret kyçe, atë të implementimit të masave për të luftuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.

Në këtë prizëm, nga ana e Komisionit Evropian priten dhe rekomandime të tjera për qeveritë e Ballkanit Perëndimor. /Gazeta Ekonomia