Search

Paralelizma ballkanike

Rënia e Jugosllavisë 25 vite më parë, e bërë më pas sinonim i ‘ballkanizimit’ dhe i konflikteve nacionaliste, është prej kohësh një burim frymëzimi për pavarësistët katalonas. Kurse në Ballkan kriza katalonase ngjall komentime kundërshtuese dhe rindez orekset e nacionalistëve të pakënaqur me rregullim territorial postjugosllav. Qysh në vitin 1991, Jordi Pujol, President i Qeverisë katalonase nga 1980 në 2003, kishte parë tek rënia e Jugosllavisë dhe e Bashkimit Sovjetik fillimin e një epoke të re të kombeve. Nëse Kroacia, me katër milionë e gjysmë banorët e saj dhe Estonia me një milion e gjysmë banorët e saj mund të bëheshin të pavarura, atëherë pse nuk mund ta bënte një gjë të tillë Katalonia, e cila kishte 7 milionë banorë? Pujol, që fliste për ‘vetëvendosje’ dhe jo për shkëputje të Katalonisë, është dashur ta braktisë skenën politike për evasion fiskal. Por tezat e tij janë huazuar nga Presidenti aktual, Carles Puigdemont.

Në verën e 1991, Puigdemont shkoi në Slloveni për të ndjekur ngjarjet: zhvillimet e referendumit të dhjetorit 1990 dhe të shpalljes së Pavarësisë në qershorin e 1991, reagimi i ushtrisë jugosllave dhe së fundi, në fillim të korrikut, ndërmjetësimi evropian që parashikonte një moratorium tre mujor mbi pavarësinë e Sllovenisë e të Kroacisë. Me 8 tetor, Sllovenia riafirmoi dhe vuri në zbatim pavarësinë e saj. Ja cili ka qenë modeli i pavarësistëve katalonas. Mund të shtohet se republikat e pasura të veriut qenë gjithnjë e më ngurrues e të kontribuonin në bilancin e Jugosllavisë, i plaçkitur nga Presidenti Slobodan Millosheviq.

Ashtu si në Katalonisë, një revoltë fiskale mund të marrë tone indipendentiste. Ashtu si në Katalonjë, elitat e reja donin t’i shoqëronin binomit sovranitet – identitet një rishpërndarje radikale të pushtetit politik dhe ekonomik. Referimi Sllovenisë mundëson që të nënvizohen diferencat thelbësore midis Spanjës së sotme dhe Jugosllavisë së atëhershme. Sllovenia është larg nga Beogradi dhe nuk kishte ndonjë pakicë serbe. Kurse është ndryshe rasti i Kroacisë dhe Bosnjes, apo edhe i Kosovës, ju shpallja e pavarësisë u pasua nga një shkëputje e komuniteteve serbe dhe nga një dekadë luftërash.

Ekziston një paralele mbi të cilin do të ishte e dobishme të përqendrohej – në vitin 1989 heqja e Autonomisë së Kosovës dhe vendosja e kontrollit të drejtpërdrejtë nga ana e Beogradit i bindën liderët sllovenë dhe kroatë se kishte ardhur momenti që të dilej nga Jugosllavia. Në Konferencën e Rambujesë, në vitin 1999, serbët e refuzuan propozimin e një ‘autonomie substanciale’ të Kosovës në brendësi të Serbisë. Ishte hyrja e dhunës dhe i radikalizmit të rivendikimeve shkëputëse kosovare që më pas çuan drejtpërsëdrejti tek Pavarësia. Rasti jugosllav në mason se heqja e Autonomisë nënkupton t’i bësh një favor të madh kauzës për pavarësi.

Atëherë cilat janë diferencat midis Spanjës së sotme dhe Jugosllavisë së djeshme? Në transpozicionit drejt demokracisë të një shteti multietnik është thelbësore që zgjedhjet e para të zhvillohen në të gjithë vendin: kështu demokracia e rithemeluar mund të legjitimojë kuadrin territorial në të cilin ndodhet. Për pasojë, pas rënies së diktaturës frankiste ishte e domosdoshme që zgjedhjet e para të mbaheshin në kuadrin e shtetit spanjoll, që në një etapë të dytë, me kushtetutën e vitit 1978 e të amendamenteve pasuese, i ka garantuar një autonomi të konsiderueshme rajoneve si Katalonia dhe Vendet Baske. Në Jugosllavi, Millosheviqi, lideri i fundit i Partisë Komuniste Serbe, ju kundërvu këtij parimi. Zgjedhjet e para të lira u zhvilluan në nivelin e republikave të veçanta.

Një diferencë tjetër substanciale është se në Spanjë pushteti u është dhënë rajoneve, ndërsa Jugosllavia ishte një Federatë republikash të pajisura me të ‘drejtën e vetëvendosjes, përfshi atë të shkëputjes’. Pas vitit 1989 ky federalizëm u konsiderua një trashëgimi e komunizmit dhe u rivu në diskutim. Një zgjidhje kompromisi do të kishte mundur të ishte transformimi i federatës komuniste në një konfederatë demokratike, por kundërshtimi i Serbisë së Millosheviqit favorizoi pavarësinë në Slloveni e në Kroaci. Asgjë e ngjashme nuk ekziston në asetin demokratik të Spanjës, që mund t’i gjejë një zgjidhje kërkesës katalonase për sovraniteti duke negociuar një evolucion drejt ndonjë forme federalizmi. Por në Kataloni, ashtu si në Ballkan, instrumentalizohen edhe trashëgimi historike më komplekse. Millosheviqi theksonte se po luftonte kundër fashistëve ustashë në Kroaci, një vend në të cilin Presidenti i tij ishte një ish-gjeneral i ushtrisë së Titos. Sot e djathta nacionaliste kataonase kërkon që të kapet pas antifrankizmit të majtë, për të cilën ‘Homazh Katalonisë’ i George Orwell, mbetet teksti referues. Pavarësisht tentativave të pavarësistëve katalonas për ta lidhur kauzën e tyre me atë të Katalonisë në vitin 1937, gjatë 40 viteve të fundit rajoni ka prosperuar në brendësi të një Spanje demokratike e të decentralizuar. Rajoy nuk është as Franko, as Millosheviqi.

Kriza spanjolle ka pasur reperkursione në Ballkan. Gjatë këtë lojë pasqyrash Sllovenia dhe Kroacia, dy vende që janë pjesë e Bashkimit Evropian dhe kanë nënshkruar apele për dialog në Bruksel, hezitojnë midis simpatisë dhe maturisë, duke marrë pozicione në një farë kuptimi të kundërta me vetë historitë e tyre. Siç vëren filozofi slloven, Slavoj Žižek se “e majta e vjetër, që ishte në fakt ngurruese përballë pavarësisë së Sllovenisë, nënshkruan peticione për Kataloninë, ndërsa e djathta nacionaliste, që ka luftuar për pavarësinë, sot është në favor të unitetit”.

Shpallja e pavarësisë së Katalonisë ka shkaktuar reagime konfliktuale në copërat e ndryshme e mozaikut pasjguosllav. Serbia është përfshirë në shumë fronte. Në rajonin autonom të Vojvodinës janë parë flamuj katalonas dhe shkrime ‘Vojvodina = Katalonjë’.

Milorad Dodik, lideri i Serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka deklaruar se ka ardhur momenti të flitet për një ‘ndarje paqësore të saj’. Edhe ai do një referendum që të shërbejë si hyrje për një aneksim të anës serbe nga Serbia, por që Qeveria e Beogradit nuk bën asgjë për ta inkurajuar. Mbështetësit e aneksimit nga Kroacia e rajonit të Mostarit në Bosnje ka marshuar me flamurin e Republikës jetëshkurtër kroate të Bosnjës (1991-1994) përkrah me ato të Katalonisë, duke thirrur “Të radhës do të jemi ne!”. Por sidomos Beogradi ka ringritur çështjen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, nuk e përjashton idenë e një shkëputjeje të veriut të Kosovës, ku edhe jeton një pjesë e madhe e pakicës serbe, ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiq, denoncon hipokrizinë e Bashkimit Evropian, që ka njohur Kosovën, por mbron integritetin e Spanjës. Paraleli nuk është shumë i bazuar: njohja e Kosovës erdhi pas një dekade aparteidi dhe një ripërkufizimi total të Jugosllavisë. Por kriza katalonase nuk do t’i bindë sigurisht vendet armiqësore ndaj njohjes së Kosovës (midis të cilave Spanjën) të ndryshojnë ide.

Spanja e sotme demokratike nuk është Jugosllavi, por duhet konstatuar se zgjimi i nacionalizmave dhe vullnetet shkëputës forcojnë njëri-tjetrin dhe janë një fenomen transevropian.

Václav Havel, President i Republikës Çeke nga viti 1993 në 2003, fliste për ‘enë komunikuese’ dhe mendonte se integrimi evropian do të ishte ilaçi për to. Në të kundërt, Katalonia, Flandra dhe Skocia demonstrojnë se në brendësi të Evropës demokratike e të pasur sot lulëzon një nacionalizëm gjuhësor që përkufizohet europeist. Bashkimi Evropian nuk është vetëm zgjidhje, por edhe pjesë e problemit.

Përtej analogjive me Ballkanin, ka një gjë që kush e ka vëzhguar nga afër shpërthimin e Jugosllavisë e ka mësuar dhe mbi të cilën do të bënin mirë të reflektonin protagonistët e krizës katalonase: në momentin e referendumit për pavarësinë askush nuk mendonte se pak më vonë do të shpërthente një luftë dhe se euforia e një kombi të sapo hyrë në histori do të transformohej në një zbritje në Ferr. /Bota.al