Për tre muaj në hotelet e Kosovës pushuan mbi 68 mijë turistë

Në tremujorin e dytë 2018, numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 68,609, prej tyre 63.55 për qind ishin të huaj.

Kështu thuhet në raportin ‘Statistikat e hotelerisë, tremujori i dytë 2018’, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në tremujorin e dytë 2018, numri i vizitorëve ishte 68,609, prej tyre 36.45 për qind ishin vendorë dhe 63.55 për qind ishin të huaj. Ndërsa, numri i netëqëndrimeve në tremujorin e dytë 2018 ishte 109,631 bujtje, prej tyre 35.16 për qind nga vendorët dhe 64.84 për qind nga të huajt.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, pjesë e anketës kanë qenë 187 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, pastaj të Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.25 për qind. Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 25,422 vizitorë dhe 38,679 netëqëndrime

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Gazeta Ekonomia/

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Banka Botërore: Lidhjet përtej tregtisë janë vendimtare për rritjen ekonomike të Evropës

Read Next

Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani