Search
Gazeta Ekonomia, Pesë femrat miliardere në botë, Liliane Bettencourt, Alice Walton, Jacqueline Mars, Maria Franca Fissolo, Susanne Klatten

Pesë femrat miliardere në botë

A e keni ditur më parë se cilat janë gratë më të pasura në botë? Disa prej tyre janë themeluese të bizneseve dhe disa të tjera trashëgimtare, shikoni më poshtë listën e disa prej femrave më të pasura të botës dhe bizneset që ato udhëheqin.

Liliane Bettencourt

Vlera neto: 39.5 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: L’Oreal
Shteti: Francë

Liliane Bettencourt është gruaja më e pasur në botë me një vlerë neto prej 39.5 miliardë dollarë. Bettencourt zotëron një të tretën e kompanisë gjigante të kozmetikës ‘L’Oreal’ së bashku me fëmijët e saj të cilët aktualisht e udhëheqin këtë biznes. Babai i saj, Eugene Schueller, themeloi kompaninë në vitin 1907 dhe vdiq në vitin 1957 ku më pas i la trashëgiminë e kompanisë asaj.

Alice Walton

Vlera neto: 33.8 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: Wal-Mart
Shteti: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Femra e dytë më e pasur në botë është Alice Walton, me një vlerë neto prej 33.8 miliardë dollarësh. Vajza e vetme e themeluesit ‘Wal-Mart’, Sam Walton, Alice nuk ka marrë një rol aktiv në biznesin familjar, por është gruaja më e pasur në Amerikë, kryesisht falë pjesës së saj të aksioneve të kompanisë.

Jacqueline Mars

Vlera neto: 27 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: Mars
Shteti: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Jacqueline Mars posedon në vlerë prej 27 miliardë dollarë, shumë të cilën e ka trashëguar nga gjyshi i saj Frank Mars i cili ishte themeluesi i kompanisë së çokollatave ‘Mars’.

Maria Franca Fissolo

Neto vlerë: 25.2 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: Nutella
Shteti: Itali

Maria Franca Fissolo është e veja e Michele Ferrero, i cili ndërtoi ‘Ferrero Group’ në një nga kompanitë më të njohura të ëmbëlsirave në botë ‘Nutella’. Djali i saj Giovanni është ai i cili mori detyrën të udhëheqë së bashku kompaninë që nga viti 198.

Susanne Klatten

Neto vlerë: 20.4 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: BMW, prodhime farmaceutike
Vendi: Gjermani

Susanne Klatten renditet si gruaja më e pasur e Gjermanisë pasi që ajo trashëgoi kompaninë e njohur ‘BMW’ nga prindërit e saj. Pasi shiti biznesin e saj farmaceutik, tek firma skandinave ‘Nycomed’ për rreth gjashtë miliardë dollarë në vitin 2006, ajo mori afërsisht gjysmën e të ardhurave dhe mban gjithashtu aksione në grupin ‘Nordex AG. /Gazeta Ekonomia