Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

A po e ngadalëson vërtet globalizmi ekonominë botërore?

Sulmi populist i presidentit amerikan Donald Trump mbi globalizimin, ka provokuar së fundi frikën e ngadalësimit ekonomik. Globalizmi ka ndikuar mënyrën se si jetojmë dhe është padyshim një forcë edhe më e fuqishme se Trump. Ai lidhet me integrimin ekonomik dhe shkëmbimin e ideve, mallrave dhe shërbimeve të përfshira në proces.

Por globalizimi nuk është forcë statike! Ne e shoqërojmë idenë e tij që me shpikjet a para të revolucioneve industriale, e deri në ditët tona kur po hyjmë në një epokë të re në të cilën të dhënat janë forca më përcaktuese në ekonominë botërore. Prej teknikave të reja të prodhimit nuk kemi vetëm produkte të globalizimit, por edhe përshpejtues të tij. Për mirë apo keq, ne jemi më të ekspozuar ndaj një kulture botërore të ideve sesa njerëzimi ka qenë ndonjëherë. Si rezultat në thelb po bëhemi gjithmonë e më tepër globalë.

Por, a po bëhet globalizmi shkak i ngadalësimit ekonomik? Nëse shihet vetëm tregtia e mallrave fizike, ndoshta po! Por kjo nuk merr parasysh shpërthimin e ekonomisë dixhitale. Gjithnjë e më shumë, sfera dixhitale është ajo ku jeton ekonomia e shekullit të XX-të.

Tarifat dhe tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kanë kontribuar në një ngadalësim të tregtisë botërore. Pasiguria është shkaktuar nga sulmi i Trumpit, por ngadalësimi ishte në rregull përpara tij. Që nga kriza financiare e vitit 2008 është parë një rënie në raportin midis flukseve tregtare dhe prodhimit botëror, derisa tregtia në mënyrë të rregullt u rrit me dyfishin e normës së ekonomisë botërore. Tani ajo rritet përafërsisht në të njëjtë linjë, ose edhe pak në Prodhimin e Brendshëm Bruto të botës.

Ndërsa ekonomitë rriten dhe marrin formë, të drejtat për të prodhuar diçka për dikë në një vend të caktuar kalohen më mirë se sa thjesht produkti final të dërgohet atje i fabrikuar. Këto ndryshime nënkuptojnë më pak tregtime fizike në mallra megjithatë, kjo nuk do të thotë që globalizimi po ngadalësohet. Kjo do të thotë se ai po evoluon!

Masat tradicionale tregtare gjithashtu nuk pasqyrojnë zinxhirin e vërtetë të furnizimit. Nuk ka marrëdhënie ekonomike më të mëdha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën. Por si dilet në këtë përfundim? Tradicionalisht, të dhënat regjistrojnë vlerën e produkteve kur ato largohen nga një port. Por në të njëjtë kohë, produkte të tjera sillen atje. Kjo do të thotë se marrëdhënia tregtare përfshin regjistrimin ku është shtuar vlera dhe kur kjo ndodh, marrëdhëniet fillojnë të duken ndryshe.

Kompanitë janë gjithashtu më shumëkombëshe se kurrë. Që nga kriza financiare e vitit 2008, ka pasur një ngadalësim në investimet e huaja direkte, që ka provokuar gjithashtu frikën e ngadalësimit të globalizimit. Megjithatë, aktualisht kompanitë dhe aksionarët e tyre mbështeten më shumë tek ekonomitë e huaja sesa kurrë më parë.

Ndërsa zinxhirët e furnizimit përshtaten me tarifat e reja dhe rivalitetin gjeopolitik në rritje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ka nga ata që besojnë se po shkojmë për një tërheqje të globalizimit, ose një hendek në sferën ekonomike. Megjithatë kjo nuk i pengon kompanitë amerikane të duan të shesin në Kinë, e cila në shumë raste po bëhet një burim më kuptimplotë i të ardhurave dhe fitimeve sesa vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për sa kohë që kampionët amerikanë të korporatave si Apple dhe Tesla ende e shohin Kinën si një treg të rëndësishëm për suksesin e tyre afatgjatë, rezultati flet vetë, po dobësohet ose jo globalizmi.

Duke imponuar 250 miliardë dollarë sanksione produkte nga Kina, Trump ka kryer atë që mund të jetë akti më i madh i proteksionizmit që nga vitet 1930. Megjithatë, kjo nuk tregon gjithë historinë. Bashkimi Evropian dhe ekonomitë e tjera të mëdha kanë siguruar marrëveshje tregtare që ulin tarifat dhe pengesat e tjera. Një pakt evropian me Japoninë hyri në fuqi më parë këtë vit, një me Kanadanë hyri në fuqi vitin e kaluar, Japonia dhe dhjetë ekonomi të tjera të Paqësorit kanë shkuar përpara me Partneritetin Trans-Paqësor dhe në Afrikë, vendet po shkojnë përpara me një marrëveshje kontinentale të tregtisë së lirë. Me fjalë të tjera, edhe pse Trump po vë barriera të reja tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesa tjetër e botës po përgjigjet duke ulur ato me njëri-tjetrin.

Kina ka një histori të gjatë të ngritjes së barrierave tregtare dhe nuk është aspak kampioni i tregtisë së lirë që shpesh paraqitet ditët e sotme. Por një nga përgjigjet e saj ndaj tarifave të Trump ka qenë ulja e tarifave të veta për vendet e tjera në produkte të tilla si makinat. Kjo i ka vënë kompanitë amerikane në një tjetër disavantazh ndaj konkurrentëve në Azi dhe Evropë.

Inovacioni po ashtu është më botëror! Sipas ekspertëve gjithnjë e më shumë stimujt po ndryshojnë për Kinën. Në vitet e fundit ajo është bërë një kontribuues i vërtetë për inovacionin botëror. Të dhënat tregojnë një prirje më të gjerë, sipas të cilës roli i inovacioni po rritet dhe barrierat jo vetëm po bien, por edhe shpikjet bëhen më ndërkufitare, të hapura dhe risi globale.

E kur flitet për shoqëri botërore, aftësia dhe mundësia e sotme e njerëzve për të jetuar kur të duan dhe për të ndërtuar jetën në shtetet ku emigrojnë, padyshim ia vlen të përmendet. Migrimi aktualisht është i qëndrueshëm, por njerëzit udhëtojmë më shumë se kurrë.

Amerika është një vend emigrantësh dhe kjo e bën relativisht të rrallë në botë. Pavarësisht nëse lidhet me arsye pune apo familjare, njerëzit kalojë kufijtë për të jetuar në një vend tjetër. Sot është më e lehtë dhe më e lirë të fluturosh diku se sa ishte edhe 20 vjet më parë. Madje, një pjesë e madhe e rritjes, sidomos në dy dekadat e fundit, është rezultat i globalizimit dhe faktit që më shumë njerëz në vendet në zhvillim munden tanimë të përballojnë udhëtimin. Pra, a po ngadalësohet vërtet ekonomia nga globalizmi? /Bloomberg/