Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Prejardhja e Inteligjencës

Në të gjithë Gjithësinë, dy nga misteret më të mëdha janë prejardhja e vetë Gjithësisë dhe prejardhja e Inteligjencës. Besojeni ose jo, neve na duhet të udhëtojmë së paku 38 trilonë kilometër deri tek ylli më i afërt për ta gjetur një planet në të cilin mund të ketë jetë dhe inteligjencë. Dhe pas gjithë kësaj truri i juaj ka konsumuar energji vetëm 20 deri 30 Watt dhe ende edhe pas gjithë kësaj ai mund të punojë më mirë se cilido superkompjuter.

Kjo është e mistershme. Si ndërvepron truri? Po të mund ta zbulonim këtë do të mund të shikojmë se çfarë mund të bëjmë pastaj për ta rritur edhe më shumë aftësinë tonë psiqike.

Kur e shikoni trurin dhe pjesët e trurit, në shikim të parë nuk duket se kanë ndonjë kuptim. Përse truri është i ndërtuar në këtë mënyrë? Mos ndoshta nuk është asgjë tjetër veçse një aksident i krijimit? Sidoqoftë, njëra ndër mënyrat për ta gjetur këtë është gjithsesi përmes krijimit.

Fillimisht është ajo pjesa e pasme e trurit, i ashtuquajturi ‘truri zvarranik’, pjesa më antike e trurit e cila udhëheq me balansin, territorialitetin dhe qiftëzimin. Gjithashtu, kjo pjesë e pasme e trurit është pjesë të cilën e gjejmë edhe tek zvarranikët.

Kur isha fëmij, ndonjëherë shkoja tek muzeu shkencor dhe i vështroja gjarpërinjtë, të cilët gjithashtu më vështronin mua. Pyesja veten se për çfarë mendonin ata? Tani besoj që e di; ata mendonin “A është ky person dreka ime?”.

Në vazhdim, ne e kemi pjesën qëndrore të trurit, e ashtuquajtur ‘truri gjitarë’, truri i emocioneve apo truri i hierarkisë shoqërore. Dhe në fund, pjesa ballore e trurit është truri njerëzorë, në veçanti lëvozhga paraballore. Ky është vendi ku qëndron mendimi racional. Dhe kur ndonjëherë e pyesni veten se “Ku jam unë?”, përgjigja është aty, nën ballin tuaj. Aty është vendi ku ju vërtetë gjendeni.

Sidoqoftë, unë e kam një teori për vetëdijen, e cila synon që të gjitha këto t’i bëjë bashkë. Deri tani, ekzistojnë mbi 20 mijë punime të shkruara për vetëdijen dhe ende s’ka asnjë mirëkuptim. Asnjëherë në historinë e shkencës nuk ka pasur kaq shumë njerëz të cilët kanë shpenzuar kaq shumë kohë për të prodhuar kaq pak.

Sidoqoftë, unë jam një fizikant dhe kur ne fizikantët shikojmë tek një objekt i mistershëm, gjëja e parë që tentojmë të bëjmë është të krijojmë një model, një model të këtij objekti në hapsirë dhe pastaj e shtypin butonin ‘play’ dhe e hedhim përpara në kohë. Në këtë mënyrë Isaac Newton ishte në gjendje ta ndërtonte teorinë e Gravitetit dhe Einstein teorinë e tij të Relativitetit. Kështu tentova edhe unë ta përdorë këtë në kuptim të trurit njerëzorë edhe evolucionit.

Ajo që po mundohem ta them është se e kam një teori të re të vetëdijes e cila bazohet në krijim dhe kjo thotë që vetëdija është numri i reagimeve unazore që kërkohen për të krijuar një model të pozicionit të vetë në hapësirë, me një marrdhënie me organizmat e tjerë dhe përfundimisht edhe me një marrdhënie me kohën.

Si njerëz, ne jemi në nivelin e tretë. Ne bëjmë stimulime brenda së ardhmes. Kafshët, me sa duket nuk e bëjnë këtë. Ato nuk planifikojnë të prehen. Ato nuk e planifikojnë agjendën e ditës së nesërme. Ato nuk e kanë konceptin e së nesërmes.

Por, kjo është ajo që truri ynë e bënë; ai është një makinë predikuese. Dhe kështu, kur e shohim krijimin nga truri zvarranik tek ai gjitar dhe pastaj deri tek ai njerëzor, ne e kuptojmë se ky është një proces i kuptimit të pozicionit tonë në hapësirë – këto janë emocionet – dhe përfundimisht bërja e stimulimeve në të ardhmen. /Gazeta Ekonomia

Autor: Michio Kaku