Search

BE premton rrjetet e para ‘5G’ në 2025-në

Ministrat e Bashkimit Evropian (BE) miratuan një axhendë për zbatimin e teknologjisë ‘5G’ në mbarë Evropën.

Axhenda do të ofrojë konsensus lidhur me harmonizimin e brezave ‘5G’ dhe mënyrën sesi do të alokohen tek operatorët Evropianë.

Gjatë një takimi të profilit të lartë në kryeqytetin estonez Tallin, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutuan për planet e zbatimit të rrjeteve ‘5G’ në Evropë deri më 2025-në.

“Deri më 2025-në duam të shohim prezencën e 5G-së në qytetet e mëdha dhe pikat kryesore të transportit në çdo vend Evropian. Rrjetet 5G janë një domosdoshmëri që do të ndihmojnë qytetarët Evropian të përballojnë sasitë e larta të informacionit”, shprehej Urve Palo, ministër estonez për Ndërmarrjen dhe Teknologjinë e Informacionit.

Sipas tij, ‘5G’-ja është një hap shumë i rëndësishëm për stabilitetin e ekonomive evropiane në dekadën e ardhshme.

“Evropa dixhitale është një prioritet për ne dhe një shoqëri dixhitale nuk mund të krijohet pa rrjetet 5G”, vijoi Ai.

Ndërsa takim i ministrave është një hap pozitiv, disa analistë dhe profesionistë të industrisë ngrenë dyshime nëse Evropa do t’i sigurojë burimet e duhura për zbatimin e ‘5G’-së. /PCWAlbanian