Search

Ramush Haradinaj merr Zyrën e Kryeministrit

Ramush Haradinaj përfundimisht është ulur në karrigen e Kryeministrit të vendit.

Ai e ka marrë këtë detyrë nga Kryeministri i derisotëm Isa Mustafa në një takim të cilin Haradinaj dhe ekipi I tij e zhvilluan me Mustafën para pak çastesh.

Ndërsa takimin e parë si Kryeministër, Haradinaj do ta zhvillojë pas pak minutash me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Haradinaj është votuar në postin e Kryeministrit të vendit të shtunën e kaluar me 61 vota të deputetëve duke i dhënë fund kështu një ngërçi disajavor institucional. /Kallxo