Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Rënie në tregjet e aksioneve në New York si pasojë e luftës tregtare

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi papritmas javën e kaluar se do të shtojë tarifat ndaj mallrave kineze të importuara në vend nga 10 për qind në 25 për qind me vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

Komisioni i Tarifave Doganore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës njoftoi të dielën se shtimi i tarifave nga pala amerikane ka çuar në një përshkallëzim të fërkimeve ekonomiko-tregtare dhe kjo bie ndesh me konsensusin e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare përmes konsultimeve si dhe dëmton interesat dypalëshe, gjë që është në kundërshtim me pritshmërinë e përgjithshme të komunitetit ndërkombëtar.

Për të mbrojtur sistemin tregtar shumëpalësh dhe të drejtat e interesat e saj legjitime, Kina duhet të përshtatë tarifat për disa mallra të importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën ndikimin e fërkimeve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës, tregu i aksioneve i New Yorkut ‘Dow Jones Industrial Average’ dhe Indeksi i Përbërë ‘NASDAQ’ patën rënie më 13 maj. Të gjitha qarqet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshi bankën Goldman Sachs kanë deklaruar publikisht se tarifat do të kenë një ndikim të madh në ekonominë amerikane.

Në hapjen e bursës më 13 maj, mesatarja Indeksit Dow Jones u hap me 443 pikë më pas, një rënie prej 1.7 për qind, ndërsa Indeksi NASDAQ u hap me 187 pikë më pak, një rënie prej 2.4 për qind. Në fund të ditës, Dow Jones ra me 617 pikë nga dita e mëparshme tregtare duke u mbyllur me 25,325 pikë, një rënie prej 2.9 për qind, ndërkohë rënia e ditës e indeksit tejkalonte 700 pikë. Kjo shënoi rënien më të madhe që nga 3 janari i këtij viti. NASDAQ ra 3.4 për qind në ditë, rënia më e madhe në një ditë të vetme këtë vit. Indeksi i aksioneve të ‘Standard & Poor’s 500’ ra me 2.4 për qind gjatë ditës.

Banka Goldman Sachs publikoi së fundi një raport ku thuhet se sondazhet tregojnë se koston e tarifave të mëparshme të qeverisë amerikane ndaj eksporteve kineze e paguan kompanitë dhe konsumatorët amerikanë.

Raporti thekson gjithashtu se nëse fërkimet tregtare do të përshkallëzohen më tej midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, norma e rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bjerë me 0.4 pikë përqindje.

Kompania e konsulencës së tregtisë amerikane me seli në Washington ‘The Trade Partner’ lëshoi një tjetër raport, në të cilin thuhet se shtimi i tarifave amerikane për mallrat kineze do të shkaktojë humbjen e një milion vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kostoja e jetesës mesatare vjetore të familjes amerikane do të rritet me 767 dollarë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Departamenti amerikan i Bujqësisë, thuhet se për shkak të tensioneve tregtare, një numër i madh i produkteve bujqësore dhe blegtorale kanë mbetur stok.