Search

Rikthimi i OPEC-ut

Dy vite më parë, kur Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) zgjodhi të mos e reduktonte prodhimin dhe të lejonte që çmimet e naftës të uleshin ndjeshëm, shumë ekspertë do të shkruanin për fundin e grupit të prodhuesve. Të mërkurën, OPEC-u duket se nisi një jetë të re, pasi arriti marrëveshjen për të prerë prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë.

Ndërkohë që OPEC-u mund të ketë qenë në gjumë, vendimi nga Arabia Saudite, vendi udhëheqës i organizatës për të lënë që çmimet të bien ishte pragmatik dhe jo ideologjik. OPEC-u ka rikujtuar se kur rrethanat të ndryshojnë, organizatat do të ndryshojë gjithashtu.

Në nëntor 2014, prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuara është rritur në vit me rreth 1 milion fuçi në ditë. Çmimet e larta dhe të qëndrueshme kanë bërë që të investohen miliarda dollarë në burime me kosto të lartë nga Arktiku, ujërat e thella dhe shkretëtirat.

Eksportet e naftës së Iranit kanë rënë nga 2.4 milionë fuçi në ditë në 2011 në më pak se 1 milion fuçi në ditë në vitin 2013 dhe pritej që të përmirësonte pozitat me arritjen e marrëveshjes për të hequr sanksionet ndaj tij. Për më tepër, pjesa më e madhe e vendeve të OPEC-ut, si dhe një jo anëtare të tij si Meksika dhe Rusia, dhanë shenja se nuk do të bashkoheshin në reduktim të prodhimit dhe se këtë do t’i duhej ta bënte e vetme Arabia Saudite.

Sauditët e kanë parë këtë lëvizje dhe më parë. Në vitet ’80, ministri i Naftës, Yamani, uli prodhimin që të mbështeste çmimet, që rezultoi me pakësimin e pjesës së tregut dhe volumit të eksporteve që iu desh vite për t’u përmirësuar. Duke u cilësuar si një prej gabimeve më të mëdha të menaxhimit të tregut nga Arabia Saudite, Mbretëria nuk do që kjo të përsëritet.

Me gjithë këto sfida, është e qartë se Arabia Saudite gjykoi gabim përgjigjen e Shteteve të Bashkuara dhe të prodhuesve të tjerë. Prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuar pritej që të binte me rënien e çmimeve. Gjithashtu ishte hamendësuar se shumë prodhues me një cikël të gjatë dhe kosto të larta prodhimi, shpejt do të fillonin që të ngadalësonin. Për më tepër, ulja e kërkesës së Kinës për naftë, në fund të 2014-s, i gjeti të papërgatitur prodhuesit, përfshirë dhe Sauditët.

Gjithashtu, në të gjithën këtë ka një element gjeopolitik të përfshirë. Marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Iranit, që për një kohë të gjatë kanë qenë liderët e rajonit, janë në pikën më të ulët. Në kohën kur Irani po përpiqej që të kthehej në tregun e naftës, Arabia Saudite nuk u përpoq që t’ia bënte këtë më të lehtë, duke rritur çmimet në mënyrë që t’i lëshonte një pjesë të tregut Teherani.

Tregu i naftës sot duket shumë më ndryshe se dy vite më parë dhe çfarë është më e rëndësishmja, kështu është dhe situata ekonomike e vendeve të OPEC-ut, përfshirë dhe Arabinë Saudite.

Afërsisht 1 trilion dollarë në investime kapitale në naftën dhe gazin janë shkurtuar apo reduktuar, sipas Wood Mackenzie. Prodhimi i naftës së Shteteve të Bashkuara ka rënë dhe aksesi ndaj borxhit të lirë është reduktuar. Prodhimi i naftës iraniane është thuajse në nivelet e periudhës para sanksioneve.

Për më tepër, prodhuesit e OPEC-ut dhe jo vetëm po përballen me një presion të ashpër ekonomik dhe shkurtim të buxhetit, duke rritur nevojën urgjente për të rritur çmimet.

Megjithëse Arabia Saudite po mbështetet në rezervat e saj prej 750 miliardë dollarë të 2014-s, nuk gëzon imunitet ndaj kësaj. Ekonomia Saudite është ngadalësuar ndjeshëm dhe shqetësimet e një recesioni janë shtuar, sidomos në sektorët jo të naftës. Qeveria ka shkurtuar pagat dhe shpërblimet, ka rritur çmimet e energjisë, si dhe po kërkon burime të tjera të ardhurash jo nga sektori i naftës, ndërkohë që po rritet pakënaqësia ndaj këtyre masave shtrënguese.

Riadi ka ndërmarrë një reformë ambicioze dhe për t’i lavdëruar që të diversifikojë ekonominë e saj, por që do të kërkojë vite për t’u zbatuar. E ndërsa çmimet e ulëta të naftës ishin një katalizator për reformën, e kanë bërë zbatimin e reformës më të vështirë duke dobësuar sektorët jo të naftës të ekonomisë dhe duke penguar investimet e huaja.

Nafta e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbetet faktor i ndërlikuar. Ndërsa prodhimi ka rënë me rreth 1 milionë fuçi në ditë, industria është bërë pa dyshim më efikase. Rezerva Federale e Dallasit përllogarit se pika kritike e kostove për naftës amerikane ka rënë nga 79 dollarë në 2014 në 53 dollarë sot.

Megjithëse ka pasiguri, prodhimi i naftës në ShBA mund të kthehet në nivelet e mëparshme kur çmimet të përmirësohen. Në varësi se sa shpejt prodhimi do kthehet në ato nivele dhe se sa shpejt do të rritet kërkesa, do të përcaktohet nëse reduktimi i prodhimit ndihmojë në rritjen e të ardhurave apo thjeshtë në humbjen e pjesës së tregut ndaj prodhuesve amerikanë.

Së bashku, magnituda dhe cikli i shkurtër i prodhimit të naftës së Shteteve të Bashkuara po veprojnë si penguesi kryesor në aftësinë e OPEC-ut për të kontrolluar çmimet e naftës dhe grupi i prodhuesve nuk ka më fuqinë që të frikësojë me anë të embargos arabe si në 1973, me qëllim që të manipulojë çmimet.

Arabia Saudite ka një kapacitet të vogël për rezervat e naftës që t’i përdorë kur çmimet e naftës ndryshojnë. E ka bërë të qartë se nuk asnjë interes për të qenë furnizuesi që mbështet çmimet e ulëta si rezultat i forcave strukturor të tregut.

Marrëveshja e Vjenës na kujton se veprimi kolektiv i OPEC-ut është ende i mundshëm në momentin që prodhuesit shikojnë rrethana të favorshme për të rritur të ardhurat.

Megjithëse OPEC-u nuk e kontrollon më tregun e naftës si dikur, lajmet se kjo organizatë ka marrë fund ishin të ekzagjeruar./Monitor.al