Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 1.7 për qind. Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Kostos të Ndërtimit, tremujori i dytë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 1.7 për qind në tremujorin e dytë 2018, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Ngritje më të mëdha kishin kategoria e energjisë me 3.1 për qind dhe materialet me 2.3 për qind. Kurse, ngritja te kategoria e materialeve u vërejt te materialet ndërtimore me 2.5 për qind dhe materialet hidro-sanitare me 2.2 për qind.

Krahasuar tremujorin e dytë 2018 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje për 2.1 për qind. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt në kategorinë e materialeve me 3.2 për qind dhe kostot e tjera me 0.7 për qind. Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin makineritë me 2.2 për qind dhe energjia me 1.5 për qind. /Gazeta Ekonomia/

Leave a Reply

Your email address will not be published.