Rritet rreziku i rënies ekonomike të Britanisë së Madhe pas BREXIT-it

Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të hyjë në një zonë rreziku gjatë 12-muajve të vitit të ardhshëm.

Paralajmërimi ka ardhur nga ekonomistët, të cilët përmes një sondazhi të Bloomberg kanë tërhequr vërejtjen se rreziku i një recensioni të mundshëm ekonomik në këtë vend është rritur në 30 për qind.

Sondazhi u krye më 1 shkurt, përpara se Banka e Anglisë të botonte parashikimet e reja që shohin rritjen më të ngadaltë ekonomike në një dekadë në 2019 dhe një shans pak më të madh se 20 për qind të një recensioni.

Ndërkohë, guvernatori i bankës, Mark Carney, në një konferencë për shtyp tha se një BREXIT pa marrëveshje do të rriste probabilitetin e një tkurrjeje të ekonomisë së vendit.

Më herët, menjëherë pas votimit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, ekonomistët parashikuan një recension të mundshëm në masën 50 për qind, por ekonomia vazhdoi të zgjerohej, duke ‘hedhur poshtë’ parashikimet e tyre.

Banka e Anglisë ka deklaruar se Britania e Madhe përballet me rritjen ekonomike më të dobët në dhjetë vite gjatë 2019-së, duke fajësuar BREXIT dhe ngadalësimin e ekonomisë botërore.

Institucioni përsëriti mesazhin se normat e interesit do të rriten nëse arrihet një marrëveshje për BREXIT. Ndërkohë që bankat e tjera qendrore kanë bërë të ditur se do të ndalojnë tkurrjen monetare, Banka e Anglisë përsëriti se interesat do të rriten në mënyrë graduale dhe të limituar në ekonominë e pestë më të madhe në botë.

Banka e Anglisë ka thënë se skenari më i keq për BREXIT, ku nuk arrihet marrëveshje tranzicioni, do të godasë ekonominë më keq se kriza financiare e vitit 2009. Banka Qendrore uli mprehtë projeksionet për ekonominë në vitin 2019, në 1.2 për qind nga 1.7 për qind që vlerësoi në nëntor.

Kjo ishte ulja më e madhe e projeksioneve që prej referendumit të vitit 2016 dhe e vuri Britaninë e Madhe në ritmin e rritjes më të dobët ekonomike që prej krizës financiare.

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Rritja e pagave rrezikon hapjen e vendeve të reja të punës

Read Next

Samiti i Qeverisë Botërore në Dubai bën thirrje për ‘Globalizimin 4.0’